Home Sport F1, Cmimi i Japonisë, dopietë e Red Bull

F1, Cmimi i Japonisë, dopietë e Red Bull

730
0

Dopietë e Red Bull në Cmimin e madh të Japonisë dhe tani sfida për titullin kampion në Formula 1 është e gjitha mes dy pilotëve të skuderisë energjike dhe Ferrarit të Fernando Alonsos. Nuk ka dyshime: Sebastian Vettel është mbreti i pakundërshtueshëm i Suzuka. Gjermani përsërit suksesin e vitin të kaluar me një përfaqësim perfekt, duke kryesuar garën nga poleposition deri në finish. Gjermani lë pas liderin e Botërorit me 220 pikë– kolegun e skuderisë Mark Vebber, që pas startit të keq, arrin të mbajë ritmin dhe mbi të gjitha vendin e parë në renditjen për pilotë.

Podium edhe për Fernando Alonson, që sigurisht kërkonte më shumë, për të vënë në vështirësi lidershipin e Vebber, por tani duhet të bëjë llogaritë edhe me një tjetër rival, Vettel, që ngjitet në të njëjtë kuotë pikësh 206. Elektrizuese pjesa e dytë e garës së spanjollit në duelin me xhiro rekord me Leuis Hamilton. Dy makinat McLaren nuk arrijnë ta kalojnë Alonson, që ngjitet në podium, në pistën më të vështirë për Ferrarin. Spektakël në pistë edhe me sfidën gjermane mes Schumacher e Rosberg. Piloti i ri fiton duelin me Kaiserin, që debaton në boxe për manovrën e kolegut të skuderisë. Në fund të Cmimit të Madh të Japonisë, Red Bull fikson dopietën e tretë sezonale në 16 gara, duke dominuar botërorin me 426 pikë, kunddrejtë 381 të McLaren në renditjen për konstruktorë, kur mbeten edhe 3 gara deri në mbylljen e Botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here