Home Aktualitet Dita e Veres ne Elbasan

Dita e Veres ne Elbasan

1243
0

Dita e Verës shënon rigjallërimin e natyrës dhe ngazëllimin e shpirtit njerëzor. Ndoshta për këtë arsye kjo festë i ka rezistuar shekujve për të ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Festohet masivisht në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.

Disa zakone kanë humbur gjatë rrugës e të tjera janë shtuar, por thelbi i kësaj feste pagane mbetet i njëjtë. Natyra dhe njerëzi në këtë ditë çelin.

“Pse Dita e Verës gjeti Elbasanin?! Sigurisht është një pyetje historike. Gjykoj që nga shtojzovallet e Çermenikës deri në sofrat elbasanase, është një trevë shumë mikpritëse”, shprehet Eduart Hoxholli.

Elbasanasit përgatisin çdo gjë me kujdes natën e 13 Marsit ku shënohet edhe kulmi i festimeve në këtë qytet. Ndërsa mëngjesi duhet të gjejë çdo gjë gati, hisen për miqtë, ballokumet me formë domethënëse si një diell i vogël, lulet dhe plisin në pragun e shtëpisë dhe veroren në dorën e gjithsecilit.

Dita e Verës tradicionalisht festohet në formën e një pikniku në natyrë ku njerëzia i gëzohet stinës së ngrohtë dhe lulëzimit, por padyshim janë fëmijët ata që shijojnë çdo gjë duke lënë pas dimrin e ftohtë për të vrapuar lëndinave me lule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here