Kuvendi ka miratuar me 72 votat e mazhorancës projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Projektligji i shqyrtuar pa praninë e deputetëve të opozitës i jep Kuvendit të drejtën e të qenit enti prokurues i firmës fituese të punimeve që do ta shndërrojnë Piramidën në kompleksin e ri parlamentar.
Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri është kundërshuar nga opozita dhe një pjesë e madhe e opinionit, mes të cilëve figura të njohura të shoqërisë shqiptare.
Disa muaj më parë, opozita denoncoi konkursin farsë për përzgjedhjen e studios arkitekturore që do të dizenjonte projektin e kompleksit të ri parlamentar
Deputetë të opozitës publikuan fakte që tregonin se si studioja vjeneze që u përzgjodh si fituese nga juria për projektimin e kompleksit parlamentar, ishte caktuar e tillë disa ditë para konkursit.
Po ashtu, në seancën e sotme parlamentare u miratua projektligji për blerjen e 3 helikopterëve të specializuar për personalitetet dhe projektiligjin për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2011.