Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në bregdetin e Shëngjinit. Anisa Opingari 25 vjeç është gjetur nga disa pushues të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa mësohet se kufoma është pjeswrisht e dekompozuar, kështu që mendohet që 25-vjeçarja të ketë ditë që ka vdekur.
Nga kqyrja e kufomës mësohet se në trupin e saj nuk ka shenja dhune gjë që çon në dyshim se 25-vjeçarja mund të jetë mbytur.
Ndërkohë policia kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ngjarja ka qënë aksidentale apo 25-vjeçarja është vetëmbytur