Home Aktualitet Ministri Olldashi inaguron sistemin e ri te kontrollit ajror

Ministri Olldashi inaguron sistemin e ri te kontrollit ajror

606
0

Ministër i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, inauguroi sot sistemin e ri bashkëkohor për kontrollin e hapësirës ajrore.

Ky projekt u realizua nga kompania Lockheed Martin dhe ishte pjesë e programit 76, 5 milion dollarësh për modernizimin e hapësirës ajrore shqiptare.

Olldashi e cilësoi modernizimin e hapësirës ajrore shqiptare, si “thelbësore”, në kuadër të detyrimeve që i rrjedhin vendit tonë, për ta bërë hapësirën ajrore Shqiptare, pjesë integrale të hapësirës ajrore Europiane.

Olldashi, në fjalën e tij gjatë ceremonisë të zhvilluar në Aeroportin “Nënë Tereza”, tha se përfundimi i këtij projekti, i jep mundësi vendit tonë të ketë një hapësirë ajrore europiane.

“Fluturimi mbi hapësirën ajrore shqiptarë tashmë është tërësisht i kontrolluar, çka do të sjellë shumë efekte pozitive për vendin tonë, ku më kryesori është ulja e kostove operacionale për kompanitë e udhëtimeve ajrore”, tha ministri Olldashi.

Olldashi tha se, “në sajë të këtij programi dhe të vëmendjes së lartë, që ministria e transportit ka pasur ndaj këtij sektori, edhe pse në kohë krize, kemi pasur rritje pozitive”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here