Home Bota Pershkallezimi i situates ne Ukraine. SHBA dergon nje aeroplanmbajtese ne Detin e...

Pershkallezimi i situates ne Ukraine. SHBA dergon nje aeroplanmbajtese ne Detin e Zi

689
0

110129-N-3885H-158Kriza e Ukrainës lindore ka bërë që ngjarjet e Krimesë të duken si të shumë viteve më parë. Por kjo taktikë e Moskës ka çuar në kufijtë e durimit Perëndimin. Një luftanije amerikane është nisur drejt Detit të Zi. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, që shpjegon se vendimi është marrë për të siguruar aleatët e shqetësuar në Europën Lindore, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe pas trazirave të prorusëve në Donetsk. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në Ukrainën lindore, duke kërcënuar me sanksione të mëtejshme.

Zëdhënësi i saj, Jay Carney, këmbëngul se  ka prova të forta, që disa protestues pro-rusë, pjesëmarrës në mësymjen e ndërtesave qeveritare në disa pjesë të rajonit, janë të paguar. I pari, që akuzoi Rusinë për mbështetjen e demonstratave separatiste në vend, ishte kryeministri i përkohshëm, Arseniy Yatsenyuk, i cili i përshkroi demonstratat si pjesë të një plani për destabilizimin e situatës dhe për të lejuar trupat e “huaja” të kalojnë kufirin, në mënyrë që të pushtojnë territorin ukrainas. Zyrtarët në Kiev pretendojnë se trupat e Moskës vazhdojnë të jenë të stacionuara pranë kufirit, në një distancë që nuk kalon 30 kilometrat.

Ministria e Jashtme ruse reagoi përmes një deklarate ndaj akuzave të Kievit, se është Moska ajo që po nxit trazirat në lindje të vendit. “Boll e keni kthyer kokën nga Rusia, duke e fajësuar atë për çdo telash, në të cilin kalon Ukraina sot”, thuhet në deklaratën, që vazhdon të përsërisë nga ana tjetër se Kievi duhet t’i transferojë më shumë pushtet rajoneve të ndryshme të tij. “Për të fituar një stabilitet afatgjatë, vendi duhet të transformohet në një Shtet Federal”, lexohej në deklaratën e rusëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here