Home Eduard Zaloshnja A po na gënjen Gjergj Filipi?

A po na gënjen Gjergj Filipi?

700
0

gjergji-filipiNë postimin e tij të sotëm në FaceBook, deputeti Berisha akuzon drejtorin e INSTAT-it, Gjergj Filipi, se po e rrit artificialisht treguesin e rritjes ekonomike (lexoni të plotë postimin në nyjen: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=283960608431520&set=a.122461101248139.23340.121577844669798&type=1  )

Një fjali i e deputetit Berisha në këtë postim me tërhoqi veçanërisht vëmendjen: “Keshtu, anketa e Filipit doli me rritje sipas treguesve 30 -120%. Mirepo kur te dhenat e saj u krahasuan me te Tatimeve doli qarte fallsifikimi me disa here i te dhenave te anketes”. Kjo fjali me bëri të shkoj në faqen zyrtare të Thesarit të Shtetit, ku pasqyrohen saktë të ardhurat në thesar sipas tremujorëve (http://www.financa.gov.al/al/raportime/thesari/buletini-fiskal  ).  Me anketat edhe mund të luhet, por me partë që hyjnë në Thesarin e Shtetit, s’është kollaj të luhet…

Nga shifrat e Thesarit rezulton se të ardhurat në tremujorin e fundit të 2013-ës kanë qenë rreth 920 milionë dollarë, ose 75 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Kjo përbën një rritje prej 8.9% në vjeshtën e 2013-ës krahasuar me atë të 2012-ës. Nga kjo rritje prej 8.9%, 2.9% mund të shpiegohet me importet e shtuara në dhjetor, para futjes në fuqi të akcizave dhe taksave të reja. Ndërsa pjesa tjetër (6%) ka një ndërvarësi të fortë me rritjen e aktivitetit ekonomik. Pra, le ta krahasojmë rritjen e zhveshur 6% të të ardhurave të Thesarit me rritjen ekonomike të raportuar nga INSTAT-i (http://www.instat.gov.al/al/themes/llogaritë-kombetare/publications/books/2014/vlera-e-shtuar-bruto,-tremujori-4-2013.aspx  ).

INSTAT-i e publikoi sot treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B). Sipas këtij treguesi, ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2013 vlerësohet me rritje prej 1.1% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Pra, rritja ekonomike prej 1.1% është shumë më e vogël se rritja neto e të ardhurave të Thesarit prej 6%. Duke llogaritur dhe inflacionin, kjo e fundit duhej te kishte qene diku tek 3%. Gjë që tregon se, ose rritja ekonomike është në fakt më e madhe se ç’e ka llogaritur INSTAT-i, ose që evazioni fiskal është pakësuar ndjeshëm, ose që kanë ndodhur të dyja…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here