Home Eduard Zaloshnja Vota ime për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi

Vota ime për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi

1416
0

bojaxhiu-gjergjNë fletën e votimit për kryebashkiak të Tiranës, emri Gjergj Bojaxhi është renditur (me short) i pari. Dhe unë në atë fletë, do ta jap votën pikërisht për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi. E di që vota është e fshehtë, por ligji shqiptar dhe tradita euroatlantike nuk është kundër shpalljes publike të votës.

Dhe meqë po e shpall publikisht votën, më duhet të jap edhe arsyen për të.

Unë e di që për Bojaxhiun nuk do të votojnë mjaftueshëm tiranas sa ai të zgjidhet kryebashkiak, por sidoqoftë do t’ia jap votën atij, me shpresën se do të ketë mjaftueshëm tiranas të tjerë si unë, që ai të arrijë një kuotë domethënëse votash.

Në qoftë se kjo gjë realizohet, ne votuesit e Bojaxhiut do tí japim atij dhe grupimit “Ne Tirana” mesazhin se ekziston shansi që të krijohet një lëvizje e re politike për të sfiduar duopolin politik të çerek shekullit të fundit. Sa më i fortë të jetë ky mesazh (dmth., sa më shumë të jemi ne që do të votojmë për Bojaxhiun), aq më të mëdha do të jenë gjasat që Bojaxhiu dhe shokët e tij të nxiten për ta kthyer grupimin “Ne Tirana” në lëvizjen politike “Ne Shqipëria”.

Dreqi e mori, pas dy vjetësh, në zgjedhjet parlamentare, nuk duhet të jetë më në diskutim vetëm rrotacioni mes dy koalicioneve tradicionale (si zkonisht në çerek shekullin e fundit), por edhe një alternativë e tretë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here