Home Aktualitet Kokaina, Ilir Hyseni: Nëse flas do të arrestoni dhe 120 persona

Kokaina, Ilir Hyseni: Nëse flas do të arrestoni dhe 120 persona

690
0

laboratori-droge3Ilir Hyseni, njëri nga trafikantët që Gjermanët dhe prokurorët shqiptarë e kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë, ka habitur grupin e hetimit, kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti. Përgjigjia e Ilir Hysenit ka qënë “…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…”.

Fill pas kësaj deklarate, ai ka vijuar se në këto kushte që ndodhet tani nuk ishte i gatshëm të fliste, ndërkohë që do e rishikonte ofertën e prokurorisë në një moment të dytë. Ilir Hyseni, babai i tre fëmijëve, me gjendje civile i divorcuar, ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Avokati që e ka përfaqësuar në senacën e parë gjyqësore ka qenë Stefan Topalli. Në sallën e gjyqit, Ilir Hyseni ka dhënë vetëm gjeneralitet e tij, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Ndërkohë pasi ka ndjekur kronologjinë e opepracionit policor të konceptuar në 7 faqe nga prokurori i dosjes Olsian Çelaj, Ilir Hyseni, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Arresti me burg
Vendimin për të qëndruar në burg, Ilir Hyseni e ka pritur me qetësi, ndërkohë që pas kësaj ai është transportuar në drejtim të ambienteve të paraburgimit 313 në Tiranë. Gjyqtarja, Liljana Baku, i ka çmuar të vleshme provat e administruara në dosje, duke e cilësuar si të ligjshën në kushtet e flagrancës arrestimin e shtetasit Ilir Hyseni.

Anëtarët e grupit hetimor tashmë kanë shtrirë hetimet edhe tek disa persona të tjerë si të dyshuar të këtij grupi kriminal, ndërkohë që siç edhe bëhet me dije, oferta e bashkëpunimit me prokurorinë, do t’i bëhet të gjithë personave të arrestuar në operacionin e koduar “Xibraku”. Hetuesit shpresojnë se “thyerja” e Ilir Hysenit, njeriut që ka shumë udhëtime në Gjermani, Turqi, Itali dhe Bullgari do të sillte arrestime të tjera jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shtetet e mësipërme, në territoret e cilave kalonte lënda narkotike Kokainë.

Hyseni mbikqyrës
Prokurorët Gjermanë e kanë cilësuar Ilir Hysenin jo si korrier të grupit kriminal, por si njeriun që krijonte kontaktet dhe që mbikqyrte nga afër dërgesat e kokainës, derisa ato mbërinin në destinacionin përfundimtar. Hyseni ishte njeriu që gjente korrierët, fliste për çmimin e eurove që do jepeshin, ishte ai që i survejonte nga distance ata.

Gjermanët kishin arritur ta përgjonin Hesenin duke folur me një shtetas të quajtur Ermal, po pa e mësuar se kush ishte ky individ dhe çfarë aktiviteti kishte. Ndërkohë shumë komunikime Hyseni ka pasur dhe me një person që i thëriste “Joti”, që më vonë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u identifikua me emrin Kastriot Imeri, pronar i një servisi në Kombinat, ku dhe u gjet nje automjet tip Benz, i modifikuar në disa vende, posaçërisht për të fshehur lëndën narkotike, që grupi kishte parashikuar ta niste drej Gjermanisë.

Gjermanët hetim në Turqi për laboratorin e grupit të Kokainës
Zbulimi i bazave të këtij grupi kriminal në të gjitha shtetet ku kalonte kokaina, kanë detyruar autoritet Gjermane që të nisin një letërporosi në drejtim të prokurorisë Turke. Informacionet që ata kanë flasin se në Turqi grupi disponon dhe një laborator tjetër Kokaine, në të cilën punojnë shtetas kolumbianë dhe turq. Në Turqi është dërguar një letërporosi për verifikimin e persona të inkriminuar në këtë trafik ndërkombëtar të Kokainës, ndërkohë që ende nuk është finalizuar me rezultate konkrete.

Superaksioni i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për bllokimin e mbi 100 kg kokainë dhe përzierës, zbulimin e një laboratori të madh dhe arrestimin e 9 personave, ka pasur në prapavijë dy prokurorët Gjermanë. Pas sinjalizimeve nga homologët e tyre Shqiptarë, të cilët u kanë konfirmuar se kishin rënë në gjurmët e disa prej anëtarëve të grupit kriminal që vetë Gjermanët kërkonin me doemos ti kapnin,dy prokurorë Gjermanë kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, në ditët e para të këtij viti. Ata kanë marrë kontakte me prokurorët Eugen Beci dhe Olsian Çelaj dhe vetë drejtorin e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit Haki Çako, duke analizuar me imtësi të gjitha provat dhe vetë mënyrën se si do të hynte policia në aksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here