
Eshte hedhur ne ere makina e drejtorit te burgut te Fushe Krujes. Lenda plasese dyshohet te jete tritol.
Drejtori i burgut Arben Suloj ka mbetur i plagosur nga shpërthimi, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka filluar hetimet per shkaqet e ketij shperthimi.
Shpërthimi i automjetit tip ‘Opel’ me targa AA 654 AS ndodhi brenda Portit të Durrësit.
Hetimet janë nisur në disa pista po kryesorja është ajo që lidhet me detyrën e Arben Suloj, si drejtor i Burgut të Fushë-Krujës, ndaj është duke u verifikuar ndonjë konflikt i mundshëm me të dënuarit.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi kanë qenë punonjësit e sigurisë së Portit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. Policia ka nisur marrjen e tyre në pyetje. Ndërkohë Suloj është vizituar në spital edhe nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe krerët e policisë së Durrësit dhe autoritetet lokale, të cilët kanë premtuar zbardhjen e plotë të këtij atentati të rëndë.
Një provë shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes, janë kamerat e sigurisë, që pritet të hedhin dritë mbi autorët e këtij shpërthimi.
Arben Suloj ndodhet prej një viti në krye të burgut të Fushë-Krujës, ndërsa familja e tij nga Vlora është zhvendosur prej vitesh në qytetin e Durrësit.