Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare, Shqipëria është shembulli unikal i harmonisë fetare, një element identifikues ky për vendin tonë i vlerësuar edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Francesku. Në Parisin e tronditur nga sulmet terroriste të ditëve të fundit, toleranca jonë fetare e konkretizuar me praninë e 4 krerëve shqiptarë të besimeve fetare, është vlerësuar me duartrokitjet e qindra mijëra njerëzve që marshuan në sheshin “Republica”.
Baba Mondi i komunitetit Bektashi, imami i Tiranës Ylli Gurra, përfaqësues të besimit katolik dhe ortodoksë, të katërt përkrah njëri-tjetrit janë bërë dëshmi të bashkëjetëses të komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.
Përfaqësuesit e besimeve fetare shoqëruan në Paris kryeministrin Edi Rama, ministrat Bushati e Veliaj, dhe një grup gazetarësh të cilët iu bashkuan kauzës kundër terrorizmit dhe lirisë së shprehjes.
Të gjithë sëbashku zhvilluan homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hedbo” ku më 7 janar u sulmua nga dy persona, të cilët vranë 10 gazetarë dhe 2 policë