Home Bota Intervista e terroristit para se ta vrisnin: “Ne nuk jemi vrasës. Ne...

Intervista e terroristit para se ta vrisnin: “Ne nuk jemi vrasës. Ne mbrojtem profetin”

741
0

terroriste1“Ne nuk jemi vrasës. Ne jemi mbrojtësit e profetit Muhamed dhe vramë vetëm ata që e ofenduan Atë”. Kjo është një pjesë e bisedës që Cherif Kouachi, vëllai i madh i masakrës në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” ka bërë me gazetarin e televizionit francez BFM TV ndërsa policia i kishte rrethuar në godinën e një shtypshkronje në veri-lindje të Parisit.

Sakaq, kërcënimet terroriste për Francën nuk kanë mbaruar. Pas sulmeve të përgjakshme në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” me 12 të vrarë dhe pengmarrjen në një supermarket hebre me 4 jetë të humbura, al-Qaeda e cila ka marrë autorësinë e atentateve, parlajmëron të tjera sulme në Paris, në SHBA por edhe ne vende te tjera te perendimit.

Paris, merr fund terrori, vriten 3 terroristët dhe 4 prej pengjeve

Cherif Kouachi: “Ne nuk jemi vrasës”

Kouachi: Ne po themi që jemi mbrojtësit e Profetit Muhamed, paqja e bekimet qofshin mbi të, dhe se unë Cherif Kouachi jam dërguar nga Al-Qaeda në Jemen.
Gazetari: A planifikoni të vrisni sërish në emër të Allahut?
Kouachi: Të vrasim ke?
Gazetari: Nuk e di. Ndaj po ju pyes ju.
Kouachi: A mos vallë kemi vrarë ne civilë gjatë dy ditëve që kemi qenë në arrati e po kërkohemi?
Gazetari: ju keni vrarë gazetarë.
Kouachi: Po por a kemi vrarë ne civilë? A kemi vrarë ndonjë civil apo njeri gjatë dy ditëve në arrati?
Gazetari: Prit, prit. Cherif a ke vrarë njeri sot në mëngjes?
Kouachi: Ne nuk jemi vrasës. Ne jemi mbrojtës të profetit, ne nuk vrasim gra. Ne nuk vrasim askënd. Ne mbrojmë profetin. Nëse dikush ofendon profetin, atëherë ne nuk e kemi problem, mund ta vrasim atë. Ne nuk vrasim femra. Ne nuk jemi si ju. Ju jeni ata që vrisni gra dhe fëmijë në Siri, Irak dhe Afganistan. Ne nuk veprojmë kështu. Ne kemi një kod moral në islamizëm.
Gazetari: Po por ju sapo keni marrë hak këtu, duke vrarë 12 njerëz.
Kouachi: Po pikërisht, ne pamë motiv për t’u hakmarrë. Ti sapo e the vetë, e the mirë. Ne u hakmorëm për Profetin Muhamed.

Kercenon al-Qaeda: Do te bejme sulme te tjera terroriste ne France…dhe ne perendim

al-Nazari

Pas plot tre ditëve terrori, kërcënimet ndaj Francës nuk kanë përfunduar me vrasjen e tre terroristëve, dy vëllezërve franko-algjerianë Said dhe Cherig Kouachi që shkaktuan masakrën në “Charlie Hebdo” dhe pengmarrësit të supermarketit Amedy Coulibaly. një kërcënim i ri vjen nga Al-Qaeda që vepron në Peninsulën Arabe. Një zëdhënës i grupit radikal në Jemen ka pranuar përgjegjësinë për masakrat e ditëve të fundit që shënuan 20 viktima (bashkë me terroristët) dhe 20 të plagosur.

Në mesazhin zanor al-Nazari thotë se udhëheqësit e Al Kaedës në Jemen kanë drejtuar operacionin dhe se ata e kanë zgjedhur objektivin e tyre me kujdes si një hakmarrje për ofendimet ndaj Profetit Muhamed.

Objektivi ishte Franca, për shkak të rolit të dukshëm në luftën kundër Islamit dhe popujve të shtypur.

Në video-mesazhin zanor paralajmërohet gjithë perëndimi, e veçanërisht Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pasojat e këmbënguljes në blasfemi kundër myslimanëve dhe u bëhet thirrje gjithë “xhihadistëve kudo në botë” për t’u bashkuar me al-Qaedan në misionin e tyre për kthimin e krimeve të perëndimit në territoret e tyre. Pas këtij kërcënimi, e pas sulmeve në Francë e Australi, Departamenti i Shtetit Amerikan ka lëshuar një alarm global në udhëtimet e amerikanëve ku qytetarët paralajmërohen të kenë kujdes maksimal dhe të rrisin masat e sigurisë.

Franca ne alarm, kerkohen bashkepunetoret e terroristeve
Franca vazhdon në gjendje alarmi duke mbajtur forcat speciale në gatishmëri e duke mos ulur nivelin e vigjilencës në Paris, ndërsa vazhdon gjuetia për kapjen e bashkëpunëtorëve të përfshirë në sulme. Dhe pse vlerësohet se rreziku më i madh është kaluar, autoritetet franceze ndodhen ende në gjendje alarmi.
policia-franceze1

policia-franceze

Policia ne kerkim te bashkepunetores se pengmarresit: Paraqet rrezikshmeri, eshte e armatosur

terroriste

Mes bashkëpunëtorëve të kërkuar është edhe Hayat Boumeddiene, partnerja e Amedy Coulibaly, i vrarë nga policia gjatë operacionit për lirimin e pengjeve në një supermarket me pronar hebre në Lindje të Parisit. Sipas dyshimeve të autoriteteve franceze, besohet që e fejuara e pengmarrësit të ketë qenë me Coulibaly kur 32-vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat speciale. Megjithathëse mbetet e paqartë se si e reja ka mundur të arratiset, policia franceze thotë se ajo paraqet rrezikshmëri të lartë pasi është e armatosur. 26-vjeçarja besohet se ka qenë me Coulibaly-n edhe në momentin e vrasjes së një oficereje policie në rrugët e Parisit ditën e enjte. Autoritetet franceze thanë se pengmarrësi i supermarketit është i njëjti që vrau efektiven e policisë, pasi edhe sipas dëshmive, ai ka deklaruar : “ju më njihni se kush jam”.

Lirohet 18-vjeçari që u dyshua si bashkëpunëtorë i dy vëllezërve në masakrën e “Charlie Hebdo”
Ndërkohë është liruar dhe 18-vjeçari Hamyd Mourad, i riu i dyshuar se ishte bashkëpunëtor i dy vëllezërve terroristë që sulmuan Charlie Hebdon më 7 janar. Sipas burimeve policore, lirimi i tij erdhi pas dëshmive të disa profesorëve të liceut ku studionte adoleshenti, të cilët kanë konfirmuar prezencën e tij gjatë gjithë paradites në ambiente shkollore.

Sulmet terroriste, për herë të parë mbyllet Xhamia e Madhe në Paris
Për herë të parë në Paris është mbyllur Xhamia e Madhe, në rrugën ‘De la Victoire’ e cila ka qëndruar me dyer të mbyllura që pas sulmit të dyfishtë terrorist. Sipas burimeve kjo është hera e parë që xhamia mbyllet që prej luftës së dytë botërore. Policia ka kërkuar mbylljen e saj për arsye sigurie dhe pse ndodhet larg nga zona ku kanë ndodhur sulmet e mëparshme dhe rrëmbimet në Paris. As pas vrasjes së tre terroristëve, ende nuk ka një urdhër për hapjen e saj, për shkak të gjendjes alarmante dhe frikës për sulme të mëtejshme.

Hollande përgëzon 88 mijë forcat e rendit: Mos ulni vigjilencën para kërcënimeve të reja
Paralajmërimin për rrezikun e sulmeve të reja e dha edhe presidenti francez Francois Hollande, i cili ndërsa vlerësoi angazhimin e 88 mijë forcave të rendit në këto aksione të vështira, kërkoi të mos ulet vigjilenca ndaj kërcënimeve të reja.

“Duhet të jemi vigjilentë dhe ju kërkoj që në këto momente të jemi të bashkuar. Bashkimi është arma jonë më e fortë, arma jonë më e mirë”, deklaroi ai.
hollond

Franca ne zi…deshmite e terroristeve. Vellezerit Kouachi: Jemi te al-Qaedes…Pengmarresi i supermarketit: Jam i ISIS
Franca mban zi për 17 viktimat e shënuar në tre ditë sulmesh terroriste nga 3 ekstremistët islamikë, dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe një bashkëpuntor i tyre Amedy Coulibaly, që mbetën të vrarë nga aksioni policor i një dite më parë duke i dhënë fund një maratone sulmesh e pengmarrjesh në kryeqytetin Francez. Sulmet janë marrë përsipër nga grupi radikal i Al-Qaedës në Jemen dhe kjo është pranuar nga vetë terroristët ashtu si dhe nga zëdhënës të grupit ekstremist.

Televizion Francez BFMTV ka mundur të marrë një prononcim të fundit me telefon nga terroristi përgjegjës për masakrën në revistën satirike Charlie Hebdo i cili ka thënë se ishte i dërguar dhe i financuar nga Al-Qaeda në Jemen për t’u hakmarrë ndaj talljeve provokuese të Profetit Muhamed nga revista franceze. I njëjti kanal ka marrë dhe një deklaratë të pengmarrësit të supermarketit, Amedy Coulibaly, i cili ka thënë se është kordinuar me dy terroristët e sulmin në “Charlie Hebdo” duke pranuar se ishte ai që vrau oficeren e policisë një ditë më parë, si dhe ka thënë se ishte pjesë e ISIS, grupit militant që vepron në Siri dhe Irak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here