Një operacion i gjerë policor mes Italisë e Shqipërisë është ndërmarrë nga policia e Venecias për të goditur një rrjet trafiku droge mes dy shteteve.
Agjentët e policisë po ekzekutojnë 11 urdhërarreste me burg, dhe media italiane informon se mes të arrestuarve është dhe kapoja i trafikut, që jeton në Shqipëri.
Në këtë operacion të koduar “Nëntoka” janë sekuestruar 1 ton mariuanë, shkruan tg com. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka ende asnjë njoftim në lidhje me këtë operacion antidrogë të ndërmarrë mes dy shteteve.