Home Ekonomi Tarifat e sigurimit të makinave, sërish në minimum

Tarifat e sigurimit të makinave, sërish në minimum

622
0

siguracioni-makinesTarifat e sigurimit të detyrueshëm motorrik janë në vlera minimale historike. Sipas një vëzhgimi të kryer sot dje nga media, çmimet nisin nga 5.500 lekë. Brenda këtij viti, është hera e tretë që çmimet ndryshojnë.

Në ditët e para të janarit, kompanitë i ulën tarifat në nivele të ngjashme me ato të sotmet, por, ndërhyrja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bëri që çmimet të rriteshin brenda pak javësh me gati tri herë dhe të arrinin në 18.500 lekë në fund të vitit.

Por, pas një muaji kompanitë i ulën tarifat sërish në vlerat e mëparshme. Megjithë ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, kompanitë vazhdojnë të mos e respektojnë primin e rrezikut apo çmimin minimal të nevojshëm për mbulimin e dëmit, që përcaktohet nga AMF.

Autoriteti Mbikëqyrës shprehet se çmime të tilla nuk mund të përballojnë pagesën e dëmeve dhe cenojnë parametrat e detyrueshëm financiarë të kompanive të sigurimeve. Edhe në rritje, edhe në ulje tarifat lëvizin në njëtën kohë dhe pothuajse në të njëjtën masë, ndonëse për këtë janë ndëshkuar edhe me gjobë nga Konkurrenca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here