Home Aktualitet Nga sot bileta behet 40 Leke, qytetaret te pakenaqur

Nga sot bileta behet 40 Leke, qytetaret te pakenaqur

681
0

unaza-autobusSot të gjithë qytetarët që zakonisht udhëtojnë me urban kanë shtuar edhe një monedhë 10 lekëshe tarifës së zakonshme të biletës. Mëngjesin e kësaj të hëne duket se ky çmim ka pakësuar lëvizjen e qytetarëve me këtë mjet transporti dhe ka shtuar makinat private.

Pavarësisht kushteve që Bashkia i ka vënë urbanëve për shërbimin ndaj qytearëve ende mungon tabela e frekuenca e lëvizjes, oraret apo shpejtësia e udhëtimit.

Ora shënon 06:45 minuta duket që diçka ka ndryshuar në praninë e shumë autobuzëve por në venqëndrimin e tyre nuk ka shumë njerëz që presin dhe ata qe jane flasin vetem per kete çështje.

Qytetarët thonë se nuk kanë dijeni mbi shpeshtësinë e lëvizjes së autobuzëse dhe ka dhe shumë gjëra të tjera që nuk plotësojnë kushtet që bileta të ketë këtë çmim që ka tani.

“Nuk ka asgjë, janë qelb autobusat nga brenda, s’bën që rriten kaq shumë këta se kuptojnë që qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë me këto rroga që kemi”-thotë një e moshuar që pret në autobus.

“Qyetarët shprehen të zhgënjyer dhe të vendosur për të mos e pranuar këtë rritje. Ata do të protestojnë për këtë cështje sot përpara godinës së bashkisë. Nga ana tjetqër shoqata e transporteve shprehet optimiste duke u shprehur: “Eshtë fillimi se do mësohen të gjithë ndryshimi është pak i vështirë por do mësohen dhe gjithcka do ti kthehet normalitetit.”-thotë një prej tyre

Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku janë 10 masa ato që duhet të zbatojë çdo linjë e transportit urban, e për këtë, Bashkia e Tiranës do vërë në terren policinë Bashkiake dhe AMK, (Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit) për të parë nëse zbatohen masat e parashikuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here