Home Aktualitet Ja pse shkarkimi i Ina Rames mbeti vetem ne tentative

Ja pse shkarkimi i Ina Rames mbeti vetem ne tentative

561
0

Polarizimi i marrëdhënieve mes Kryeprokurores dhe mazhorancës është në ekstremitetin e vet. Kjo përplasje doli në pah ditën e 22 Janarit kur u kërkua urdhri i ndalimit për 6 drejtues të gardës për vrasjet e demonstruesve të opozitës. Retorika e ashpër shkoi deri aty sa kryeministri lëshoi një lumë akuzash e sharjesh për Ina Ramën sa dukej qartë se vazhdimi i saj në Organin Akuzës do të ishte me ditë të numëruara. Tentativat për të shkarkuar Kryeprokuroren nisën vetëm 24 orë pas demonstratës tronditëse kur në mënyrë urgjente u mblodh Parlamenti për të ngritur një Komision Hetimor për të hetuar pikësëpari punën dhe aktivitetin e Kryeprokurores para, gjatë dhe pas 21 Janarit. U arrit sa u kërkua dhe tabulati telefonik i saj pasi dyshohej se ka pasur telefonata me liderin e opozitës për të dekonspiruar hetimin e ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Komisioni kishte vetëm një qëllim të qartë, të gjente prova për të ndërmarrë nismën e shkarkimit të Ina Ramës. Por gjithçka u përmbys. U përmbys se aktorë të tjerë hynë në lojë.
Tentativa për shkarkimin e Ramës
Puna e Komisionit Hetimor të drejtuar nga Eduart Halimi nisi menjëherë për të gjetur prova, grip-prova, fakte e grup-fakte për të implikuar punën e Ina Ramës. Por nuk zgjati shumë dhe në zyrën e Kryeprokurores zbarkoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Takimi mes tyre zgjati më shumë se 90 minuta dhe u duk qartë se mbështetja do ishte e hapur ndaj Organit të Akuzës për një hetim të plotë të ngjarjes. Më pas në konferencën për shtyp Arvizu doli hapur pro Ina Ramës duke marrë përsipër të negocionte dhe me kryeministrin për të dorëzuar gardistët. Kjo u duk si një lloj paqe mes palëve por në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veç se një tërheqje e përkohshme e PD-së për të shkarkuar Ina Ramën. Bamir Topi është kyçi i kësaj historie, pasi është vetëm firma e tij përcaktuese për fatin e Kryeprokurores. PD edhe këtë pikë e kishte menduar pasi mund të gjendej një akord me Presidentin që të ulej sulmi ndaj tij në këmbim të firmës, por diga mbetet ambasada e SHBA-së e cila është qartazi në mbështetje të Ramës. Përfundimi i punës së komisionit në ditët në vijim do të jetë pa një rezultat konkret përsa kohë Arvizu dhe SHBA janë pro Ina Ramës.
Deklaratat e PD-së për Ina Ramën
Retorika e fjalorit politik të Sali Berishës ndaj Ina Ramës gjatë muajit të fundit ka qenë ndër më të ashprat në historinë e tij politike. Shpesh shefi i qeverisë e kalonte dhe etikën duke përdorur fjali të cilat për herë të dytë nuk do i përsëriste. Epiteti që më së shumti u bë mediatik ishte cilësimi i Kryeprokurores si “Shoqja e Bulevardit” çka nënkuptonte se Ina Rama ka qenë e lidhur me ngjarjen që u prodhua në 21 Janar. Me kalimin e ditëve shumë deputetë të mazhorancës kanë vijuar të sulmojnë Kryeprokuroren herë si bashkëpunëtore të Edi Ramës dhe herë si sabotuese të hetimeve. Në fund të fundit Ina Rama është zgjedhur nga kjo mazhorancë dhe lufta ndaj saj duket e pakuptimtë në kushtet ku ajo gjen mbështetje të fortë dhe te ndërkombëtarët. Historia një mujore e mazhorancës për të shkarkuar shefen e akuzës është tashmë drejt fundit, hetimi do të vijojë, akuzat po ashtu por dhe Kryeprokurorja do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.

Komisioni Hetimor
Puna e Komisionit Hetimor të drejtuar nga Eduart Halimi nisi menjëherë për të gjetur prova, grip-prova, fakte e grup-fakte për të implikuar punën e Ina Ramës. Por nuk zgjati shumë dhe në zyrën e Kryeprokurores zbarkoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Takimi mes tyre zgjati më shumë se 90 minuta dhe u duk qartë se mbështetja do ishte e hapur ndaj Organit të Akuzës për një hetim të plotë të ngjarjes. Më pas në konferencën për shtyp Arvizu doli hapur pro Ina Ramës duke marrë përsipër të negocionte dhe me kryeministrin për të dorëzuar gardistët.

Sulmet ndaj Ina Ramës
Retorika e fjalorit politik të Sali Berishës ndaj Ina Ramës gjatë muajit të fundit ka qenë ndër më të ashprat në historinë e tij politike. Shpesh shefi i qeverisë e kalonte dhe etikën duke përdorur fjali të cilat për herë të dytë nuk do i përsëriste. Epiteti që më së shumti u bë mediatik ishte cilësimi i Kryeprokurores si “Shoqja e Bulevardit” çka nënkuptonte se Ina Rama ka qenë e lidhur me ngjarjen që u prodhua në 21 Janar. Me kalimin e ditëve shumë deputetë të mazhorancës kanë vijuar të sulmojnë Kryeprokuroren herë si bashkëpunëtore të Edi Ramës dhe herë si sabotuese të hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here