Home Aktualitet Targat e reja: Modelet per te gjitha kategorite

Targat e reja: Modelet per te gjitha kategorite

1988
0

Të gjitha targat e makinave tashmë do të ndryshojnë për tu pajisur me sfond me ngjyrën e flamurit të BE-së. Mjetet e transportit rrugor në Shqipëri do të kenë targa të reja në përputhje me modelet evropiane. Në nisje të procesit të targimit, që do të jetë gradual, Ministra e Transportit ka njoftuar se tarifat dhe procedurat për të marrë targën e re do të mbeten të njëjtat. “Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, njofton të gjithë poseduesit e mjeteve motorike, se pranë drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugorë ka filluar targimi i mjeteve me modelin e ri të targave, targë kjo e ideuar sipas direktivave dhe standardeve të Komunitetit Europian. Ky shërbim, do të kryet në rastin e targimit të parë të mjetit, apo dëmtimit të targave ekzistuese, me të njëjtat tarifa që kanë ekzistuar edhe më parë. Risi tjetër e këtij procesi është se për herë të parë pajisen me targa të veçanta edhe makineritë bujqësore, makineritë e ndërtimit si dhe rimorkiot, kështu që ftojmë të gjithë poseduesit e këtyre mjeteve të paraqiten pranë drejtorive te transportit rrugor për të kryer targimin e këtyre mjeteve” tha zëdhënësja e ministrisë Arminda Qylafku.
Vendimi
Vendimi i miratuar në muajin shtator në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe i botuar në Fletoren Zyrtare, ndryshon targat aktuale dhe përfshin në to edhe ngjyrën e flamurit të Bashkimit Evropian. Sipas modelit të ri të targave, mbi sfondin blu, do të vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të targës, opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë. Gazeta boton modelet e targave, për automjetet e qytetarëve, për zyrtarë, diplomatët, etj.

A) Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë, shkronjat
dhe numrat të zeza

b) Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq
shenja dalluese T (taksi)

c) Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq,
shenja dalluese PRK (përkohshme), (figura III.4/l.c)

çTargat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të
gjelbër, shenja dalluese CD (trup diplomatik)

d) Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe
numrat të gjelbër, shenja dalluese TR

dh)Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja
dalluese MB (Ministria e Brendshme)

e) Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja
dalluese PROV
ë) Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq (figura III.4/l.g)

f) Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja
dalluese MB (makinë bujqësore)

g) Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja
dalluese MT (makinë teknologjike)

gj) Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të
bardhë, shenja dalluese R (rimorkio)

h) Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja
dalluese RB (rimorkio bujqësore)

i) Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja
dalluese RT (rimorkio teknologjike)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here