Home Aktualitet UEFA shtyn per te Premten vendimin per Serbi – Shqiperi

UEFA shtyn per te Premten vendimin per Serbi – Shqiperi

589
0

albanianQeveria e futbollit evropian UEFA pritej të jepte sot vendimin e shumëpritur për të ardhmen e ndeshjes së ndërprerë “Serbi-Shqipëri” dhe dënimet e mundshme ndaj Federatave të dy kombëtareve por mesa duket ky vendim do te shtyhet per te Premten, raportojne burime te sigurta prane UEFA.

Kjo sipas mediave serbe i jep kohe me shume qarqeve lobuese shqiptare per te ndikuar ne vendimin e UEFA-s.
Komisioni i Displinës dhe Etikës në UEFA ka pasur në dorë dhe ka shqyrtuar dosjet e përgatitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Mjaftoi valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe për të revoltuar tifozët serbë të cilët dhunuan në mesin e fushës së blertë lojtarët e kombëtares sonë.

UEFA ka vënë nën hetim Shqipërinë për mos rikthimin e kuqezinjve në fushë dhe vazhdimin e lojës pas ndërprerjes në minutën e 41’, si dhe për flamurin e telekomanduar me dron mbi stadiumin e Beogradit, për të cilin deri më tani nuk ka autorësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here