Home Sport Ergys Kaçe kerkohet nga Çelsi

Ergys Kaçe kerkohet nga Çelsi

618
0

ergys-kacePas ofertave nga Seria A italiane dhe Bundesliga gjermane, për Ergys Kaçen ka ardhur oferta më serioze deri më tani. Bëhet fjalë për skuadrën e Premier Ligës, Çelsi, që drejtohet nga trajneri Zhoze Mourinjo. Lajmin e konfirmojnë mediet greke, pikërisht “gazzetta.gr”, e cila shkruan për mesfushorin shqiptar, madje duke vënë edhe një foto me bluzën e PAOK-ut. Ideja është që Kaçe të blihet nga Çelsi gjatë merkatos së janarit dhe të huazohet diku në ekipet e Premier Ligës ose më poshtë në Angli deri në fund të sezonit dhe gjatë verës së ardhshme të ingranohet me ekipin e parë të Çelsit. Nuk mësohet shuma financiare, por nëse do të realizohej, do të kishim një derbi shqiptar edhe në Premier Ligë, ku Adnan Januzaj i Junajtid do të sfidonte Ergys Kaçen e Çelsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here