Home Politike Zgjedhjet Korçe, Fiks Fare denoncon blerjen e votave nga PS

Zgjedhjet Korçe, Fiks Fare denoncon blerjen e votave nga PS

553
0

studente-votuese-duke-marre-paraEmisioni investigativ “Fik Fare” publikon dialogët nga shtabi i kandidatit të PS-së në Korçe.

Studentet: Na dhanë 2 mijë lekë, erdhëm nga Tirana për të votuar.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel ka publikuar mbrëmë një video se si studentët nga Korça që jetojnë në Tiranë ftoheshin të votonin kandidatin socialist Sotiraq Filo në këmbim të pagesës së rrugës deri në vendlindje në shumën 2 mijë lekë të reja. Në materialin e transmetuar studentët tregojnë se si telefonohen nga shtabi i Filos dhe pasi votojnë shkojnë në një prej shtëpive të qytetit ku tregojnë gishtin me bojë që kanë marrë pjesë në votime dhe marrin pagesën e premtuar.

Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë
Studentja: Mua më thanë, bile i takova atje te qendra e votimit. Votove? Po, po, i thashë unë, pa merak, dhe më tha bile ma jep çik emrin që të ashtu, që të them që votove, nuk është se do vemë vetë. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra, nuk është e nevojshme, ç’a është ky 2 mijë lekësh që hyn e del? Tek Dolce Vita, rrugica këtu ku ikën për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Gabim, në Korçë Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.
Fiksi: Sa lekë do t’ju japin ata?
Studentja: 20 mijë. (të vjetra)
Fiksi: Po pak janë…
Studentja: Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vijnë të votojnë një herë, është p.sh. si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lekë… Nuk ka shumë votues.

Biseda me dy qytetarë korçarë, të cilët na tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët
Fiksi: Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam, se…. selia e PS, se do marr ca lekë?
Banor i Korçës: Kjo këtu thua…
Fiksi – Jo, që do merrja lekët.
Banor i Korçës: Aaaaaa, është nga rruga tjetër… do ikësh drejt.
Fiksi: Këtej?
Banor i Korçës: Po.
Fiksi: Është e sigurt që është këtej, se mua më thanë këtej?
Banor i Korçës: Po, e sigurt është. Jo, jo, ja ta shpjegoj, drejt e ke, majtas.
Fiksi: Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.
Banor i Korçës: Ku votove? Në cilën lagje?
Fiksi: Ë?
Banor i Korçës: Në cilën lagje voton, ku e ke emrin, se ti duhet ta dish?
Fiksi: Ore, unë jam për një shoqe.
Banor i Korçës: Aha…
Fiksi: Po më tha ajo shko se s’kam ëë…. Lagjja Nr.4
Banor i Korçës: A, lagjja Nr.4 . Rruga drejt, e ke majtas.

Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes
Studentja: Mirëdita! Si jeni? …. Quhem.
Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?
Studentja: Po, më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja duhet të vija të paraqitesha këtu.
Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë). Numrin e telefonit.
Studentja: 06……
Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar duhet te jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….
Studentja: Po, patjetër!
Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!
* * *
Studentja: Si jeni, mirë? Erdha përsëri se solla këto gocat e tjera që s’e dinin.
Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?
Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!
Stafi i Rilindjes : …… të kanë njoftuar në telefon?
Studentja: Po.
Studentja 2: Mua ma sollën emrin?
Stafi i Rilindjes: Jo, jo, s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon.
Stafi i Rilindjes: Nuk ka……
Stafi i Rilindjes: Si, si e ka? Kush të ka sjellë ty?
Studentja: ……
Studentja: Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?
Stafi i Rilindjes: Ja, prit dhe pak, të lutem!
Studentja: Ja……
Stafi i Rilindjes: Ky është numri, ju kanë marrë në telefon edhe ty, edhe vëllain?
Studentja: Po
Stafi i Rilindjes: (Pyesin njëra–tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes.)
Fiksi: 06……. Kush e ka?
Stafi i Rilindjes: Unë e kam (vajza me shall).
Fiksi: Ky numër na ka marrë ne. (Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër.)
Stafi i Rilindjes: Po pra, po nuk e kam fare as te emigrantët, as te studentët.
Stafi i Rilindjes: Kur je lajmëruar?
Studentja: Pardje.
Stafi i Rilindjes A: Të premten në darkë. Ku është ajo me të verdhë (listë), që e kishim me shtesa?
B – Ajo mos është në kompjuter?
A – Epo shihe aty në kompjuter.
* * *
Stafi i Rilindjes: Në qershor keni erdhur, keni tërhequr??
Studenti: ….
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marrë në telefon?
Studenti: Urdhëro!
Stafi i Rilindjes: Ju kanë marrë në telefon?
Studenti: Po, na kanë lajmëruar…
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?
Studenti: Po nuk e di, më lajmëruan.
Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?
Studenti: Vajzë ishte.
Stafi i Rilindjes: I mbani mend emër apo mbiemër?
Studenti: Jo!
Stafi i Rilindjes: (kërkojnë nëpër lista) Nuk ka …. Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.
Studenti: Mirupafshim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here