Home Aktualitet Vivian Canaj reklamon “Chopard”

Vivian Canaj reklamon “Chopard”

793
0

vivian-canaj-chopardMegjithëse jeton në Tiranë, atë kohët e fundit e shikon nëpër aeroporte duke fluturuar nëpër Europë e më shumë në Gjermani. Quhet Vivian Canaj dhe këto ditë ndodhet në Gjermani, ku sapo ka realizuar një reklamë, ku shihet duke reklamuar parfumin për femra, të njohur me emrin “Chopard”. Viviani ka treguar se lidhja me këtë markë parfumi është mundësuar nga menaxherja e saj, një zonjë që punon për firmat më të mira dhe një make up artiste shumë e njohur në Gjermani, edhe kjo shqiptare që quhet Nazlije Sadrijaj. Madje, modelja ka dhënë edhe një intervistë për një revistë të njohur në Gjermani, “Akzente”.

Por ne jemi interesuar të dinim edhe çmimin, por nga bukuroshja mësuam se ishte një shumë e mirë e parave e fituar nga kjo reklamë, dhe ajo do të jetë një vit imazh i këtij parfumi. Falë miqve të saj të njohur shqiptarë me famë në Gjermani, elegancës dhe empatisë së fituar, Viviani është e ftuar të reklamojë edhe rroba të markave më të njohura atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here