Home Aktualitet Lojrat e fatit, rrjet mafioz i mireorganizuar

Lojrat e fatit, rrjet mafioz i mireorganizuar

732
0

magazina-lojra-fatiDhoma plot me makineta që s punojnë. Ambiente të fshehta me 1 apo 2 kompjutera dhe nja 2 adoleshentë që vigjilojnë. Kjo është situata aktuale e lojërave të paligjshme të fatit. Lidhjet e fuqishme mes vetë klaneve farefisnore shqiptare që operojnë në fushën e lojërave të fatit me botën e mafies italiane, kanë qenë shpesh objekt hetimi nga prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me atë italiane. Momenalisht operojnë vetëm lojërat e licencuara të fatit dhe rrallë ndonjë pikë e paligjshme, ndërsa kontrollet janë të shpeshta.

SHKODRA, BAZË E SIGURTË
Të paligjshmit e vetëm në fushën e lojërave të fatit, janë shkodranët. Rrethinat e qytetit verior konsiderohen si më pak të depërtueshme prej uniformave blu, pasi me anë të tarafëve farefisnorë, bosët e kompjuterëve të paligjshëm, kanë ngritur rrjetin e gjerë të informacionit. Në bazë të nevojave, mjeshtrat operojnë kryesisht në komuna apo fshatra të thellë, ku kontrollet u shpëtojnë më pak syve të efektivëve blu, teksa qyteti për momentin është i qetë dhe tek tuk gëlon ndonjë pikë e lojërave të paligjshme të fatit. Lajmin e bëjnë të ditur për gazetën “Shqiptarja.comn”, burime të mirënformuara pranë Ministrisë së Brendshme.

TË SHKATHTIT E TË FSHEHTËT
Veçse, këto aktivitete zhvillohen në ambiente tepër të ngushta, me pak kompjutera e makineta dhe ambientet përreth survejohen nga adoleshentë të paguar. Ndërkaq, ekziston edhe një tjetër realitet që është krijuar pas aksioneve rrufe, ku “Fund Marrëzisë” ka shkaktuar fenomenin ndoshta pak komik ndër radhët e ish-pronarëve të këtyre pikave të paligjshme. Ata 2 policë-spiunë të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit dhe dhjetra të tjerë, ende të pazbuluar, nuk i lajmëruan pronarët vetëm ditën e operacionit, por miqtë më të ngushtë morën telefonata më të hershme. Të shkathtit i mbyllën këto pika dhe ende nuk kanë shkuar për tu hapur, duke mos marrë as xhiron e ditës kur iu vu dryni këtyre ambienteve. Shkodra është shembulli konkret dhe më i plotë sesi funksionon tashmë kjo skemë e thjeshtë mashtrimi dhe evazioni fiskal që i ka kushtuar shtetit miliona euro dëm këto vite, porse e njëjta gjë ndodh edhe në rrethe të tjera. Korça gjithashtu vuan të njëjtin fenomen, ashtu si edhe Vlora, apo Elbasani, disi më pak, kurse zona si Gjirokastra apo Tropoja konsiderohen si më të qeta.

TENTAKULAT E MAFIES
Rasti i Prudentinos, italianit që u arrestua pak vite më parë në qytetin bregdetar të Vlorës, tregoi edhe një herë sesa e vërtetë është fakti i lidhjeve të pronarëve të këtyre pikave me protagonistë të botës së krimit. Disa pika bastesh apo kazino u verifikuan asokohe në Vorë, si të dyshuara për implikim me financimet e italianit që ishte akuzuar për evazion fiskal dhe kontrabandë cigaresh.

TOTALI DERI DJE
Gjithsej në Tiranë janë bllokuar 216 subjekte, kontrolluar 245 subjekte e proceduar penalisht 169 subjekte. Në Durrës janë bllokuar 9 subjekte, kontrolluar 104 subjekte e jabë sekuestruar 216 pajisje lojërash fati. Në Lezhë, bllokuar 41 subjekte, kontrolluar 45 dhe proceduar penalisht 34 subjekte. Në Shkodër, kontrolluar 93 subjekte, proceduar penalisht 25 subjekte dhe 25 persona dhe sekuestruar 82 pajisje lojërash fati. Në Kukës, kontrolluar 35 subjekte e proceduar penalisht 18 subjekte. Në Dibër, kontrolluar 47 subjekte, proceduar 24 subjekte dhe 24 persona dhe sekuestruar 104 pajisje lojëra fati. Në Elbasan, janë kontrolluar 145 subjekte, proceduar 35 subjekte dhe 35 persona. Në Korçë, janë bllokuar 2 subjekte, kontrolluar 67 subjekte, proceduar 20 subjekte dhe 20 persona dhe sekuestruar 104 pajisje lojëra fati. Në Berat, janë kontrolluar 129 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona. Në Fier, bllokuar 4 subjekte, kontrolluar 220 subjekte. Në Gjirokastër, kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekte e 15 persona. Në Vlorë, janë bllokuar 15 subjekte.

“Fund Marrëzisë”, nga 14 tetori deri dje pasdite
-287 subjekte, bllokuara
-1313 subjekte, kontrolluara
-483 subjekte, proceduar penalisht
-476 persona, proceduar
-2498 makineri e lojëra fati, sekuestruar
-203 kompjuetra, sekuestruar
-606 monitorë (televizorë), bllokuar

Makineri në ruajtje
Momentalisht në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë janë 2770 pajisje, pranë tatimeve 310 pajisje dhe janë lënë në ruajtje 227 pajisje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here