Çaush Isaraj, 62-vjeçari që kërcënoi se do hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë, ngjarja e ndodhur datën 4 korrik 2011, ka protestuar sërish sot, por këtë herë para Prokurorisë së Përgjithshme, duke shpalosur një banderolë dhe duke shpërndarë fletushka.
Isaraja është i njohur pasi në datën 4 korrik 2011, kur ishte në majë të shtyllës së tensionit të lartë, një efektiv i RENEA-s, ra duke u plagosur.
Protesta e Isarajt bëhet për shkak sepse ai pretendon se gjykatat kanë dhënë vendime të padrejta për pronat e tij. Me pankarta në duart, Isaraj mëngjesin e sotëm ka protestuar për disa minuta, ndërsa është shoqëruar nga policia në komisariatin numër 1.
MESAZHI NË PANKARTAT E ÇAUSH ISARAJ:
“Z. Llalla, karrigen që rri e paratë që merr që të zbatoni Kodin e detyrës që keni. Mos bëni mosperfillje. E paçi harram karriken dhe lekun që del nga djersa e popullit”, shkruante në pankarta Çaush Isaraj.
Gjithashtu në një tjetër banerolë të tij, Isaraj fliste edhe për problemin e pronave që nuk i është zgjidhur nga Prokuroria e Gjirokastrës. Pikërisht për këtë arsye, ai kishte ardhur në kryeqytet duke protestuar përpara Prokurorisë së Përgjithshme. Pas kësaj, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin numër 1. – See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tiran–protest–para-prokuroris–s–p-rgjithshme-p-r-pronat-190946.html#sthash.OoymGVsf.dpuf