Një ndeshje për dy jetë. Kështu është cilësuar nga mediat gjermane gjesti i sportistit shqiptar Ismail Keta, i cili marrjen e titullit kampion bote në “Kick” dhe “Taj box” për herë të tretë, ia ka dedikuar përmirësimit të shëndetit të dy vajzave të reja shqiptare, të cilat kurohen në Gjermani.
Bëhet fjalë për 17-vjeçaren Ambra Meda, mbesën e gazetarit sportiv Dëfrim Methasani dhe Sigi Gjinin, balerinën shqiptare e cila pas dëmtimeve në shtyllën kurrizore në një aksident, mbeti e paralizuar.
Pikërisht për të mbajtur një premtim ndaj Ambrës, sportisti shqiptar nga Bulqiza, i cili prej vitit ’96 jeton në Mynih të Gjermanisë, ia dedikoi titullin e fituar humanizmit. 37 vjecari, i cili vazhdimisht e kishte ndihmuar ekonomikisht Ambrën, i kishte premtuar se do ti gjendej pranë në cdo moment, dhe madje do ti dedikonte fitoren e radhës. Dhë në fakt kështu ndodhi, ai fitoi dhe e gjithë ndeshja u zhvillua për humanizëm.
Por pas apelit nga miq e të afërm të Ambrës, por edhe të vetë dajos së saj në televizionin A1 REPORT, gjatë muajit shtator në Shqipëri nga të gjithë njerëzit që hapën zemrën e tyre ndaj shpëtimit të një jete, u mblodhën gati 70 mijë euro, para të cilat mundësuan dhe nisjen e kurimit të Ambrës jashtë Shqipërisë. Por tashmë që shpenzimet për kurimin e 17 vjecares i ka marrë përsipër Zyra e Emigracionit në Bashkinë e Mynihut, sportisti shqiptar Ismail Keta nuk mund të mos e mbante premtimin. Në emër të Ambrës, ai ia dedikoi titullin e kampionit, Sigit, balerinës së aksidentuar e cila ndodhet në spital në Hamburg dhe një pjesë, për të prekurit nga sëmundja e kancerit.
Ambra Meda vuan nga një diagnozë e vështirë, duke shënuar rastin e 130 në të gjithë botën, ndërsa pritet që 2 kimioterapive të tjera, Ambra ti nënshtrohet një operacioni.
Ndeshja e cila shpalli për të tretën herë kampion sportistin shqiptar u luajt në Shtutgard dhe tërhoqi gati 10 mijë spektatorë. Një titull për shumë zemra, është cilësuar nga mediat gjermane, ndërsa vetë sportisti është vlerësuar si ambasador i paqes.