Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vazhdon prishjen e ndërtesave pa leje në zonën e bregdetit.
Mesditën e sotme do të shembet një objekt pa leje në Dhërmi. Ndërtesa që do të rrëzohet është ish-kampi i punëtorëve, rreth 1000 mijë m2.
Objekti 3-katësh do të prishet me shpërthim të kontrolluar rreth orës 12:00-13:00. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve, forcat xheniere kanë punuar për hapjen e vrimave në kollonat e ndërtesës ku dhe kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.