Forcat e policisë kanë vrarë rreth 50 kafshë të egra, përfshi aty 18 tigra të rrallë Bengali dhe 17 luanë në një gjueti të pazakontë në Ohio, SHBA. Kafshët ishin liruar nga një park kafshësh ekzotike nga pronari, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Banorët janë mbyllur brenda, kurse forcat e sigurisë kanë vazhduar përgjatë gjithë natës aksionin. Mendohet se vetëm një majmun tani është në arrati, ndërsa një ujk u gjet i ngordhur.
Policia ishte urdhëruar që të qëllonte kafshët për shkak se nëse përdoreshin qetësues, ekzistonte mundësia që kafshët të arratiseshin sërish dhe të rifitonin forcë. Njerëzit në atë zonë thanë se dukej sikur ishte hapur Arka e Noas.
Policia ende nuk e di se përse pronari vrau veten duke lënë dyert e parkut hapur. Ai kishte pasur përplasje me policinë dhe fqinjët për shkak të këtij parku.