Home Aktualitet Aksident ne Diber: Makina bie nga ura. Vdesin 2 te rinj

Aksident ne Diber: Makina bie nga ura. Vdesin 2 te rinj

1142
2

Dibër – Dy të rinj kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti, në vendin e quajtur Ura e Grezhdarit. Lavdosh Paçuku, 20 vjeç, dhe Kastriot Gjoni, 22 vjeç, kanë humbur jetën, për shkak të rënies së automjetit të tyre, tip Benz, nga ura, një lartësi prej rreth 30 metrash.

Gjithashtu, bëhet e ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur Eriglen dhe Donald Gjoni, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. Automjeti drejtohej nga njëri prej viktimave dhe deri tani dyshohet që shkak për aksidentin tragjik të jetë bërë shpejtësia e automjetit mbi normat e lejuara.

Previous articleHRW: 173 viktima nga protestat në Libi. Demostrata edhe në Jemen e Bahrein
Next articleZgjedhja e Pacollit si President ne te mire te Kosoves

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here