Shqipëria është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovizion, e përfaqësuar nga këngëtarja Elhaida Dani me këngën ‘I’m Alive’. Emri i Shqipërisë u përmend i pari në listën e shteteve fituese dhe përsëri mori duartrokitje dhe brohima nga publiku në shenjë aprovimi.
Kënga e këngëtares shkodrane korri suksese që kur u publikua fillimisht dhe u konsiderua këngë fituese nga një pjesë e mirë e mbështetësve të saj, prandaj dhe kualifikimi në finale ishte i pritshëm.
E veshur me një fustan të zi deri në fund të këmbëve të stiluar nga Valdrin Sehiti, i cili e tregonte mjaft elegante.
Performanca e 23-vjeçares nga Shkodra është shoqëruar nga një lumë duartrokitjesh jo vetëm nga grupi shqiptar në Vjenë, por nga të gjithë të pranishmit gjatë mbrëmjes së parë.
Gjithashtu edhe kualifikimi i saj është shoqëruar nga duartrokitje dhe evocione të shumta.
Tani na mbetet vetëm të shpresojmë për të njëjtin rezultat pozitiv edhe në finale. Menjëherë pas dhënies së aprovimit kualifikues, ka qënë Kryeministri Rama, i cili nëpërmjet rrjetit social Twitter, i uroi Elhaidës suksese të mëtejshme për në fazën finale. Rama, shkruan: “Tanimë finalja e madhe të pret dhe gjithë shqiptarët do të jenë me ty të shtunën”
Elhaida Dani në Facebook: “Ja dolëm, shihemi të shtunën
“Ja dolëm…shihemi të shtunën “I am Alive” ka shkruar menjëherë pas kualifikimit këngëtarja Dani në rrjetin social Facebook, shkrim të cilin e ka shoqëruar edhe me foto
Elhaida Dani ‘elektrizon’ skenën me interpretimin në Eurovizion
Performanca e shumëpërfolur e Elhaida Danit në gjysmëfinalen e Eurovizion rezultoi e suksesshme! Përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticion shpalosi gjithë talentin dhe shtrirjen e saj vokale në këngën ‘I’m Alive’, e shoqëruar nga një skenografi ‘elektrike’, duke rrëmbyer brohorima e duartrokitje pafund nga publiku, qoftë ai shqiptar apo jo.
Në rrjete sociale shumë e kanë mbështetur këngëtaren e shumë të tjerë e kanë kritkuar performacën e saj duke e konsideruar ‘të dobët’. Ndërkohë po kryhen votimet dhe shumë shpejt do të dalin rezultatet. Kemi besim se Elhaida do të jetë pjesë e finales së madhe!
Sondazhi/ Elhaida Dani fituese me 10.324 vota
Një sondazh i Wwibloggs ka ngjitur Elhaida Danin në krye të klasifikimit të konkurrentëve që pritet të performojnë në mbrëmje në skenën e madhe të Eurovizion.
“Elhaida Dani me “I”m Alive” ka grumbulluar 10 mijë e 324 vota dhe ky duket se është një rikthim pasi siç tha ajo në një intervistë të fundit kishte humbur zërin dhe i duhej mos këndonte për tre ditë”, shkruan Wwibloggs. Elhaida ka lënë pas Belgjikën dhe Rusinë duke dalë në vendin e parë.
Elhaida Dani shkëqen edhe në provën gjeneraliste
Ndërsa ka startuar nata e parë e Eurovizion këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka bërë debutimin e saj në skenën e në Austri. Pjesëmarrja e saj në këtë festival është pritur me mjaft kërshëri dhe entuziazëm, pasi Dani është diskutuar edhe si një nga pretendentet për të fituar këtë kompeticion muzikor.
Ndonëse në provën e parë në këtë event muzikor është diskutuar një prezantim jo me kapacitet të plotë të Danit, në provën gjenerale ajo ka mundur të tregojë të gjitha aftësitë e saj vokale duke shkëlqyer siç ka bërë në të gjitha eventet ku ka qenë pjesë, duke rrëmbyer duartrokitje dhe ovacione të shumta .
Edhe në ceremonisë hapëse të këtij kompeticioni Elhaida Dani ka përfaqësuar mjaft mirë vendin tonë nëpërmjet paraqitjes së saj. Dani do të këndojë e katërmbëdhjeta në natën e parë të këtij kompeticioni duke përfaqësuar kështu vendin tonë me këngën “I’am Alive”.