Pronari i një minimarketit në Yzberisht është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme përpara dyqanit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të Yzberishtit përpara minimarketit të viktimës Petrit Kurti.
Nga të dhënat e para mendohet se viktima ka debuar me autorin e krimit dhe më pas ka qëlluar me armë. 52 vjeçari Kurti, humbi jetën 15 minuta pasi u dërgua në Spitalin Ushtarak.
Petrit Kurti ishte pronari i një minimarketi në qendër të zonës së Yzberishtit, ku dhe ndodhi vrasja.
Menjëherë pas ngjarjes policia shkoi në vend për të zbardhur faktet dhe për të kryer hetimet përkatëse.
Sipas policisë autori i krimit dyshohet se është një i ri i moshës 25 – 30 vjeç dhe ka dyshime se mund ta ketë njohur viktimën. Forcat e policisë në vijim të hetimeve kanë sekuestruar videot e kameras së sigurisë së minimarketit.