Home Aktualitet Dibër, vdekja e 21- vjeçares: U vra me 8 plumba, 5 muajshe...

Dibër, vdekja e 21- vjeçares: U vra me 8 plumba, 5 muajshe shtatzënë

602
0
Arkivoli me trupin e Fatmira Dushkut duke u transportuar në morg
Arkivoli me trupin e Fatmira Dushkut duke u transportuar në morg

Ekspertiza mjeko-ligjore hedh poshtë pretendimet e familjarëve për vdekje aksidentale të vajzës 21-vjeçare Fatmira Dushku. Ekspertiza ka nxjerrë se vajza ka qenë 5 muashe shtatzënë dhe është qëlluar me 8 plumba. 21-vjeçarja dyshohet të jetë vrarë nga familjarët. 

Policia ka shoqëruar babanë dhe dy vëllezërit e vajzës ndërkohë që dyshimet kryesore bien mbi vëllanë e madh 25-vjeç dhe babanë për të cilët është prerë edhe urdhër arrest. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në fshatin Sllovë të Dibrës, ku 21-vjeçarja Fatmira Dushku dyshohet se është qëlluar për vdekje nga familjarët e saj. 

Sipas policisë, familjarët e vajzës fillimisht kishin deklaruar se 21-vjeçarja kishte pësuar infarkt. Më pas kanë thënë që ajo ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Ata tentuan të kryenin varrimin e vajzës pa u kryer fillimisht autopsia duke hapur menjëherë në mëngjes dyer e mortit ndërsa varrimin e kishin lënë në mesditë. 

Por policia parandaloi varrimin. Arkivoli i nisur për në varrezat e fashtit u kthye në mes të rrugës dhe u çua në morg. Pas këqyrjes së trupit të viktimës nga ekspertiza u konstatuan plagë plumbash në kraharor, çka hodhi poshtë pretendimin e familjes se 21-vjeçarja kishte rënë nga ballkoni apo kishte pësuar infarkt. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here