Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik do të shembë ditën e sotme një pallat 9- katësh që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Policia bën me dije se për këtë arsye do të bllokohet prej orës 14:00-15:00, aksi Durrës-Kavajë. Uniformat blu kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët dhe biznesi.
Ky objekt pa leje, sipas INUK u bllokua më 19 Maj, ndërsa pak ditë më parë u vendos se do të prishet me shpërthim të komanduar dhe nisi vendosja e lëndës eksplozive. Pallati që do të shembet është ende në ndërtim dhe ka si pronar shtetasin Enver Shala. Paligjshmëria e tij u kostatua nga Komuna e Rrushbull.
Pallate, por edhe hotele pa leje janë shembur me shpërthim tritoli edhe në Tiranë, Vlore, Dërmi, e së fundmi në Durrës.