Home Bukuria Çfare eshte kirurgjia estetike – plastike dhe kur duhet ti nenshtrohemi

Çfare eshte kirurgjia estetike – plastike dhe kur duhet ti nenshtrohemi

1374
0

Kirurgjia plastike është një ndërthurje e njohurive shkencore, mjeshtërisë së gishtave dhe intuitës artistike të kirurgut.

Qëllimi kryesor i kirurgjisë plastike është përmirësimi më i madh i mundshëm i pamjes, me një përpjekje për një përqasje sa më realiste të raporteve të fytyrës. Është thelbësore për subjektet, që mendojnë t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje plastike në fytyrë, të kenë pritshmëri sa më realiste dhe kuptohet që të jenë edhe sa më emocionalisht të qëndrueshëm. Përmirësimi që synohet të arrihet nëpërmjet ndërhyrjes plastike është e sigurt që do të kontribuojë pozitivisht në psikologjinë e subjektit, duke rritur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

Por duhet pasur parasysh se një ndërhyrje e tillë nuk është zgjidhja magjike për problemet personale apo shoqërore që subjekti mund të ketë. Kirurgu plastik është mjek dhe jo magjistar çudibërës! Ai merr një angazhim moral kur garanton se ka njohuri të detajuara dhe të thelluara për ndërhyrjen që do të bëjë dhe për rezultatet që pritet të ketë kjo ndërhyrje.

Por, për sa u përket subjekteve, që dëshirojnë të ndërmarrin një ndërhyrje që ka si qëllim përmirësimin e pamjes së jashtme, por që, njëkohësisht, pretendojnë pritshmëri që janë jashtë mundësive, ata nuk mund të pranohen për të kryer këtë ndërhyrje.

P.sh. një grua, e cila dëshiron që nëpërmjet ndërhyrjes plastike të shndërrohet në një “perëndeshë”, është e sigurt që do të zhgënjehet nga rezultati i ndërhyrjes plastike, pavarësisht se sa e suksesshme mund të jetë kjo ndërhyrje. Gjithashtu, duhet të nënvizohet fakti që shkalla e suksesit e një ndërhyrjeje varet në masë të madhe sigurisht nga aftësitë kirurgjikale dhe përvoja e kirurgut, por në të njëjtën kohë varet edhe nga mosha e subjektit, nga gjendja e tij shëndetësore, nga brishtësia kockore si edhe nga cilësitë e procesit të shërimit të pacienti

Një hundë e madhe, që të shqetëson sa herë del para pasqyrës, veshë të mëdhenj apo shumë shqetësime të tjera estetike, po çojnë sot drejt sallave të operacioneve plastike gjithnjë e më shumë njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here