Adenoidet apo” mishi i huaj ne hunde “ ne femijet eshte shkaku kryesor i veshtiresise ne frymemarje.Behet fjale per grumbullim te indit limfoid qe gjendet ne pjesen e pasme te hundes mbi qiellzen e bute
Adenoidet shfaqen qe me lindjen e femijes ,por nga mosha2-5 vjecare mund te riten me permasa te medha dhe me kalimin e moshes fillojne te atrofizohen dhe ne mosha te medha zhduken.
Ne shume raste zmadhimi i tepert i tyre ,ben qe te bllokohet pjesa e pasme e hundes,dhe si rezultat i kesaj femija detyrohet te mari fryme me goje ,te gerhase dhe te mbaje koken mbrapsht ne menyre qe ajri te kaloje me lirshem nda goja.
Kjo frymemarje e tille mund te coje ne:
–Gjume te keq me episode te ndalimit te frymemarjes (sleep apnea syndrome) dhe gerhitje .
–Acarim te sistemit nervor dhe lodhje gjate dites.
-Anoreksi dhe per pasoje humbje ne peshe si dhe jo zhvillim normal i femijes.
-Otite te shpeshta
-Ulje degjimi per aresye te lengut qe grumbullohet ne vesh pas daulles (effusion tympanik).
-Rinite dhe infeksione te shpeshta ne ruget e siperme te frymemarjes.
-Veshtiresi ne te folur dhe mos perqendrim ne shkolle.
-Probleme me dhembet.
Operacioni i heqjes se mishit te huaj ne hunde ne femije, per rivendosjen e frymemarjes, behet nga mjeku orl,pa dhimbje dhe shpejt.