Home Sport Kukësi mposhtet 1-3 nga Trabzonspori

Kukësi mposhtet 1-3 nga Trabzonspori

591
0

kukesiËshtë shuar ndonjë iluzion i krijuar për një kualifikim për më tej i Kukësit. Trabzonspori ka fituar edhe në Turqi, me rezultatin 3-1, duke eliminuar skuadrën shqiptare me rezulatin e përgjithshëm 5-1, pas fitores që kishin arritur në Tiranë 2-0. Risia e këtij takimi ka qenë goli i parë i ndeshjes, që është shënuar nga kuksianët në minutën e 11-të me anë të Popoviç. Për një moment stadiumi i Trabzonit është shtangur, pasi edhe një gol tjetër i miqve nga Shqipëria do të rrezikonte gjithçka. Kukësi ka marrë zemër dhe të gjithë që e kanë ndjekur nëpërmjet internetit, pasi “live” nuk është transmetuar, kanë besuar te mrekullia. Por nuk ka ndodhur kështu. Çdo gjë është sfumuar në tre minuta, kur turqit barazojnë në minutën e 14-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Trabzonspor shënon golin e dytë me anë të Maluda dhe më pas edhe të tretin. Minutat e fundit janë luajtur thjesht për të mbyllur takimin, pasi edhe Kukësi është dorëzuar, ndërsa turqit thjesht kanë mbyllur ndeshjen.
Nënkampionët e Shqipërisë largohen me krenari nga ky kompeticion, pasi kanë kaluar tre ture, duke lënë jashtë skuadra të forta, si Sarajevo apo Metalurg Donjeck. Kuriozitet përbën fakti që kuksianët u kanë shënuar të 4 skuadrave që është ndeshur, dy në transfertë. Me blerjet e reja dhe me këtë entuziazëm, Kukësi do të hyjë në sezonin e ri për të fituar titullin kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here