Studiuesit në Loyola University kanë identifikuar një proteinë, TRIM5a, e pranishme te majmunët e llojit Macaca mulatta e cila është e aftë të shkatërrojë virusin HIV-1.
Zbulimi në fjalë mund të çojë në një shërim të bazuar në proteina për të mundur virusin HIV-1 te njerëzit.
TRIM5a është e pranishme edhe te njerëzit, por, ndryshe nga versioni i gjetur te majmunët nuk të mbron nga HIV-1.
“Shpresa jonë– thotë Edward Campbell, drejtuesi i studimit, është të identifikojmë komponentët e TRIM5a që mund të shkatërrojnë virusin dhe infeksionet virale”.
Nga një hartë gjenetike e proteinave, hulumtuesit shpresojnë për ta bërë TRIM5a më efektive te njerëzit ose për të prodhuar një ilaç që imiton veprimin e proteinave si te majmunët.