Home Politike Vokshi: shpifjet ndaj meje vijne si pasoje e denoncimit te korrupsionit te...

Vokshi: shpifjet ndaj meje vijne si pasoje e denoncimit te korrupsionit te Rames

574
0

“Shpifjet në drejtimin tim dhe familjes sime po vijnë vetëm si pasojë e denoncimeve publike të korrupsionit të Edvin Kristaq Ramës, gjë që do të vazhdoj ta bëj edhe në ditët në vijim”.

Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp, këtë pasdite deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila nënvizoi për mediat se “Frika, Zotit 20%, i ka errësuar jo vetëm sytë por edhe mendjen dhe logjikën”.

Duke iu referuar deklaratës së sotme të deputetit Taulant Balla, zonja Vokshi tha se “PS doli sot me zbulimin tjetër të rradhës, që Arian Tartari na qenkërka pronar apo bashkëpronar në 4 kompani. Dhe ky qenka krimi më i madh, pasi “Askush nuk paska të drejtë të bëjë biznes në Shqipëri përveç lepujve dhe sekserëve të Edvin Ramës”.

Duke mbrojtur të gjitha deklaratat e saj, deputetja Vokshi deklaroi se “Bashkimi i kompanive, ku bashkëpronar në tre prej tyre është edhe Arian Tartari, ka marrë vetëm një kontratë koncesionale për lumin Kardhiq për ndërtimin e 6 HEC-eve të vegjël me kapacitet total prej 10.3 MË”.

Sipas zonjës Vokjshi kjo kontratë është marrë me garë të hapur publike duke respektuar parimin e transparencës dhe konkurencës së ndershme, pa i paguar sipas saj, ndonjë lepuri 20 përqindëshin.

Deputetja Vokshi bëri me dije se deri tani janë dhënë rreth 100 kontrata, ku është parashikuar ndërtimi i 240 HEC-eve, garat e të cilave për marrjen me koncesion bëhen mbi kapacitetin energjetik e jo mbi numrin e hidrocentraleve, që do të ndërtohen mbi një lum.

“Mbase stimulantët e përdorur, as tani nuk ju lënë të kuptoni që ndërtimi i shumë HEC-i brenda një kontrate, për arritjen e kapacitetit energjitik të kërkuar, përveç se shton koston dhe vlerën e investimit në kurriz të investitorit privat duke ulur fitimet, nuk i jep atij asnjë lloj privilegji”, vuri në dukje zonja Vokshi, duke ironizuar kryebashkiakun Rama.

Deputetja demokrate nënvizoi se “çështja në fjalë duhej të ishte shumë lehtë e kuptueshme nga ju, zoti Rama, pasi për një pallat, vetëm një leje ndërtimi jepni, pavarësisht kateve apo apartamenteve që ai pallat ka, përfshirë edhe pjesën e 20 %-t të lepurit tënd”, përfundoi komunikimin me mediat protagonistja e përditshme e akuzave të opozitës për korrupsion e konflikt interesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here