Home Aktualitet Papa Francesku mberrin ne Shqiperi, udheton me xhamin hapur

Papa Francesku mberrin ne Shqiperi, udheton me xhamin hapur

533
0

papa-francesku

Papa Francesku, udhëheqësi i lartë i Kishës katolike, mbërriti në tokën shqiptare rreth orës 09:00. Me një pritje madhështore Shqipëria i dha mirëseardhjen Atit të Shenjtë.

Papa argjentinas, zhvilloi takimin e parë kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama i cili e priti në aeroportin e “Nënë Terezës”, për t’i shprehur drejtpërdrejtë falënderimet që pranoi ftesën personale të tij për të vizituar Shqipërinë.

Në zbatim të përpiktë të axhendës, eskorta e Papa Françeskut dhe delegacioni shoqërues u nisën drejt Tiranës, për të arrirë rreth orës 10:00 ceremoninë zyrtare pritëse në Presidencën shqiptare. A1 Report ka siguruar në mënyrë ekskluzive pamjet nga afër të makinës së Atit të Shenjtë në mbikalimin e Kthesës së Kamzës i shoqëruar nga eskorta , i ndjekur dhe nga grupi i xhirimit të A1 Report.

Në pamje duken dhe masat e sigurisë siç është helikopteri i sigurisë që ka shoqëruar Papën gjatë gjithë itinerarit të tij.

papa-francesku2

E veçanta e këtij udhëtimi disa minutash nga Rinasi drejt sheshit “Nënë Tereza”, ishin duartrokitjet e shumta të besimtarëve që shoqëruan thuajse të gjithë rrugën e Atit të Shenjtë.

Nga rrethrrotullim i Doganës, rruga e Durrësit, qendra e Tiranës, dhe deri në sheshin “Nënë Tereza” qytetarë të shumtë të vendosur në anë të rrugës pritën me duartrokitje Papa Françeskun, ndërsa eskorta e tij i drejtohej Presidencës. Vetë Ati i Shenjtë iu përgjigj duke hapur xhamin e makinës, duke përshëndetur kështu mijëra besimtarët e ndodhur në Tiranë. Gjatë kohës që Papa përshëndeste besimtarët në shesh, truprojat që e shoqëronin i kanë afruar disa vogëlushë për t’i dhënë atyre bekimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here