Home Aktualitet Aksident tragjik ne Himare, 13 të vdekur, 21 të plagosur

Aksident tragjik ne Himare, 13 të vdekur, 21 të plagosur

1210
1

Në një njoftim të fundit policia e Shtetit beri me dije se po kurohen në Spitalin Ushtarak :
Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani
Sipas policisë, ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, Eranda Baloshi, ndërsa 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.
Po sipas njoftimit të policisë në Spitalin e Vlorës po kurohen; Dorina Stafa, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa
Nga Vlora jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni për mjekim më të specializuar. Policia tha se në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.
22:35- Shkon ne 13 numri i viktimave nga aksidenti i sotem ne Himare. Mesohet se nje tjeter studente e cila ishte transportuar ne spitalin Ushtarak ne Tirane nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra. Gjithashtu burime policore bëjnë të ditur se 13 persona kanë humbur jetën dhe 21 studente janë plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit.
21:30- Deri në këto momente mësohet se në spitalin e Vlorës qëndrojnë këto studentë: Entela Daja, Ina Janulla, Ergysa Opingari, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Juljana Kuqi, Blerina Cereni, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa.

Spitali Ushtarak, Tiranë: Alma Deda, Kaltra Pollozhani, Eranda Bato, Anisa Cobo, Antoneta Tace, Shegushe Taka, Doriana Kumrija. Raportohet se Besjana Dani është duke u transportuar nga spitali i Vlorës në Spitalin Ushtarak.
20: 20- Drejtori i Politikave Shëndetësorë në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se të plagosurit janë shpërndarë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në spitalin rajonal të Vlorës. Në Tiranë tashmë janë evakuuar 12 studente, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Dy studente ndodhen në gjendje të rëndë. Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 studente, njëra prej tyre në gjendje më të rëndë, e cila do të evakuohet në Tiranë. Në spitalin e Himarës nuk ka më asnjë të plagosur, përveç viktimave, tha Pipero.
Pipero tha se është bërë i mundur që operacioni i shpëtimit dhe evakuimit të përfundojë brenda dy orësh. Ai falënderoi qytetarët të cilët janë në rradhë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve.
20:13- Qyteti i Elbasanit ndodhet në shok pas aksidentit tragjik të ditës së sotme në Himarë. Studentë dhe qytetarë të Elbasanit janë mbledhur para ambienteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ku po ndezin qirinj në kujtim të studentëve që humbën jetën
20: 10- Ministri i Transportit, Sokol Olldashi nga Spitali Ushtarak tha se nuk rezulton që kushtet e rrugës të jenë bërë shkak për aksidentin tragjik të Himarës. Sipas Olldashit rruga në fjalë sapo është rikonstruktuar. Ai tha se shkaqet mbeten për tu verifikuar, ndërsa deri tani mendohet se shkak mund të ketë qenë një humbje mendje apo sëmundje akute e shoferit. Olldashi tha se po bëhet gjithçka për të përballuar situatën e rëndë, ndërsa një grup të rinjsh nga forumet e PD-së do vijnë të dhurojnë gjak.
19: 45- Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj u tha gazetarëve se njëra prej vajzave të ardhura me helikopter kishte ndëruar jetë gjatë rrugës, ndërsa janë 11 studentët që janë transportuar për në Spitalin Ushtarak.
“Po bëhet shërbimi i nevojshëm që të dalin nga shoku. Nëpërmjet ekzaminimeve ne po preçizojmë demtimin e secilit prej tyre. Pjesa e konsiderueshme ka filluar trajtimin reanimator. Deri tani e konfirmuar është vetëm një vajzë e vdekur. Nuk na dha mundësinë për ta ndihmuar, pasi erdhi e vdekur. Dy janë në gjendje të rëndë. Gjithë personeli është në dispozicionn të këtij aksidenti.”- tha Mihaj.
19: 13- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pasi ka dhuruar gjak për të plagosurit i ka bërë thirrje kryesisht se të rinjve që të solidarizohen dhe të shkojnë në qendrat e dhurimit të gjakut për të dhënë ndihmën e tyre.
“Sa më shumë njerëz, të reja dhe të rinj kryesisht të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut për të dhënë një kontribut, i cili mund të jetë jetik për të gjithë ata që kanë nevojë. Këtu i gjithë personeli po bën të pamundurën. Është një moment dramatik, dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetët, dhe për të mbështetur me një frymë të fortë solidariteti ata që janë këtu dhe në terren. Është një ngjarje e tmerrshme. Duhet bërë gjithçka që të vuajnë sa më pak familje.”- tha Rama.
19:03- Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë në ambientet e spitalit Ushtarak ku kanë mbërritur disa nga të plagosurit e aksidentit të Himarës. Mësohet se Rama i është përgjigjur apelit për të dhuruar gjak për të plagosurit. Kreu i Shtetit, Bamir Topi ishte gjithashtu në ambientet e spitalit Ushtarak. Në një prononcim për mediat, topi u shpreh; “Ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Ajo është që është para dhe konstatuar është se i gjithë shteti është në kombë, dhe kam besim se shërbimi i kualifikuar do të bëjë të pamundurën për shpëtimin e jetëve.”
18:35-Përfaqesues te Kryqyt te Kuq Shqiptar kane apeluar tek qytetaret per t’ju drejtuar spitaleve, te Vlores, Himares, Sarandes si dhe spitalit Ushtarak ne Tirane per te dhuruar gjak per t’ju ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te Himares. Nderkaq ne rrjetet sociale po behet nje fushate e madhe solidariteti per t’i ftuar qytetaret per te dhuruar gjak.

18:13- Zyrtarisht Policia e Shtetit ka njoftuar se paraprakisht rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur. Sipas policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.
“Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë. Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.”- thuhet në deklaratën e policisë.
Policia ka njoftuar gjithashtu se autobusin me targë El 2274 B,e drejtonte shtetasi Pëllumb Çela, 55 vjeç. Një helikopter i shëndetësisë vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur me tre nga studentet e demtuar, nderkohe qe po transportohen edhe 5 te demtuar te tjere.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
17:55- Burime nga spitali i Himarës bëjnë me dije se numri i viktimave deri në këto momente është 11-të, ndërsa policia në lajmërimin e fundit të saj nuk ka folur për viktima, por vetëm për 25 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga vendi ku është aksidentuar autobusi. Nga Elbasani mesohet se kane qene dy autobuse me rreth 75 studente qe ishin nisur per nje udhetim drejt Sarandes. Bashke me studentet kane qene edhe 3 pedagoge.
17:26- Policia e Shtetit njoftoi se ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj jane nisur drejt vendngjarjes. Nderkaq ka reaguar edhe kryeministria, ku në një njoftim të saj thuhet se është vënë në dijeni edhe kryeministri Berisha, i cili momentalisht gjendet në SHBA, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Çikago.
“ Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre. Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave”- thuhet në mesazhin e kryeministrit.
17:21- Ka ardhur edhe njoftimi i parë zyrtar nga ministria e Brendshme e cila ka njoftuar se rreth rreth orës 16:15 është marrë një njoftim për një aksident në Qafë e Vishës ku është përfshirë autobusi me targa EL 2274 B me të cilën po udhëtonin disa studentë. Menjehërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, nga njësia Delta Forcë dhe efektivë të policisë rrugore. Sipas njoftimi të policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga autobusi rreth 25 studentë të cilët janë transportuar për në spital. Policia ka ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës.
17:11- Të dhënat e fundit tregojnë se në autobusin e aksidentuar në Sarandë kanë qenë 49 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani te qytetit te Elbasanit. Autobusi ka qenë vetëm me femra, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 12-të, sipas te dhenave te N/kryetarit te Bashkise se Himares. Vajzat studente mendohet se ishin ne nje akspedite dhe i perkisnin fakultetit te Gjuhë Letersisë. Nuk dihet se sa ishte numri i stafit pedagogjik qe shoqeronte studentet.
16:57- Informacionet e fundit nga deshmitaret ne vendin e ngjarjes bejne me dije se behet fjale per te pakten 5 viktima ne autobusin me 50 nxenes qe u rrezua pak minuta me pare ne aksin Sarande- Himare. Policia e shtetit ka konfirmuar se nga aksidenti i rende ka viktima.
Po ashtu njoftohet se rreth 30 nxenes mund te jene nxjerre te plagosur nga aksidenti, ndersa jane nisur menjehere per ne spitalet me te aferta. Policia nderkaq ka konfirmuar se nxenesit jane gjimnaziste nga qyteti i Elbasanit. Nje helikopter i ministrise se Shendetsise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.
16:33- Një autobus me 50 nxënës mendohet se ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Vishës në Himarë.
Raportimet janë kontradiktore, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me aksidentin dhe pasojat e tij.
Autobusi mendohet të jetë aksidentuar në aksin Himarë- Sarandë. Policia dhe forcat e zjarrefikesve mesohet se jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se autobusi eshte me targa te qytetit te Elbasanit.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë, ndërsa një tjetër maturant u hodh nga kati i katërt i një hoteli pak ditë më parë duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here