Home Aktualitet Urdheri i Didi-t: “Nuk ka me pushim dreke ose darke per policine”

Urdheri i Didi-t: “Nuk ka me pushim dreke ose darke per policine”

659
0

didi-policiaGjatë tetorëshit të shërbimit asnjë punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe i njësisë “Shqiponja” nuk do të ketë mundësi të konsumojë drekën apo darkën pa mbyllur orarin e punës.

Një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u ka hequr mundësinë e pushimit prej 45 minutash që efektivët e terrenit kishin të parashikuar në rregullore dhe e shfrytëzonin për t’u ushqyer. Numri një i Policisë, Artan Didi, e ka justifikuar vendimin e tij me masat e programuara për sezonin turistik, ku parashikohet fluks më i madh pune dhe efektivët duhet të jenë çdo minutë në shërbim.

Për të verifikuar nëse ky urdhër gjen zbatim apo jo, Artan Didi u ka lënë detyrë punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit, të cilët mbajnë shënim të gjitha rastet kur konstatojnë ndonjë polic duke ngrënë drekë apo darkë në lokal.

Siç citon e përditshmja “Panorama”, urdhri i Didit u është shpërndarë të gjithë shefave të komisariateve për patrullat e përgjithshme dhe komandantit të njësisë elitë “Shqiponja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here