Home Ekonomi Qeveria merr borxh 75 milione dollare per rruget

Qeveria merr borxh 75 milione dollare per rruget

653
0

rreshen-kalimashPas 457 milionë dollarëve të marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe 220 milionë të tjerave të marra nga Banka Botërore, Shqipëria ka bërë gati kërkesën e radhës për 75 milionë dollarë shtesë.

Këtë herë i është drejtuar IBRD-së me argumentin e projektit të mirëmbajtës dhe sigurisë së rrugëve në vend. Projekti drejtuar Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është dorëzuar vetëm pak kohë më parë. Në shtator pritet që të dorëzohen edhe studimet e nevojshme për të mbështetur këtë kërkesë që më pas në dhjetor të jepet edhe vendimi i bordit për kredinë.

PROJEKTI
Në total, projekti me bazë mirëmbajtën dhe sigurinë rrugore parashikon një kosto 175 milionë dollarë, nga të cilat 100 do të financohen nga vetë qeveria kurse 75 milionë do të merren borxh. Për këtë projekt kanë shfaqur interes edhe partnerë të tjerë zhvillimi, si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkimi Europian. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar do të jenë edhe zbatuesit e projektit, i cili do të fokusohet si në rrugët primarë, ashtu edhe në ato sekondare. Kjo fazë 5- vjeçare e mirëmbajtës dhe e rehabilitimit, duke pasur parasysh performancën, shihet edhe si një fazë tranzicioni për kalimin e mirëmbajtës dhe operimit nga shteti te privati përmes partneritetit publik-privat.

KOMPONENTËT
Rritja e sigurisë rrugore do të jetë në fokus të projektit të hartuar nga qeveria. Ky projekt parashikon ndërhyrje në rrugët kryesore ekzistuese, duke përfshirë problemin e njollave të zeza(vende me historik të lartë aksidentesh), ndërhyrje në sinjalistikë dhe në gjithë parametrat e tjerë të nevojshëm. Ndër rrugët kryesore ku do të ndërhyhet, referuar edhe planit të hartuar pak vite më parë me asistencën e delegacionit të BE, janë autostrada Tiranë-Durrës, aksi Fushë Krujë-Lezhë, apo edhe total Rruga e Kombit. Projekti parashikon, përveç rritjes së elementëve të sigurisë, edhe rehabilitimin e atyre që janë dëmtuar në masë ndër vite si mungesë e mirëmbajtjes së nevojshme. Mirëmbajtja do të ketë në bazë edhe vlerësim performance, çka do të japë një ide të qartë mbi rëndësinë e çdo aksi. Një komponent tjetër i projektit është edhe prioritarizimi dhe ndërtimi i sistemit që do të vlerësojë rëndësinë ekonomike e sociale të një rruge. Një shumë prej 10 milionë dollarësh do të shkojë për të forcuar kapacitetet e Autoritetit Rrugor, duke e përgatitur atë për proceduat e kalimit të rrugëve me koncesion, për kryerjen e auditit dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here