Një shtrëngim duarsh me rastin e Krishtlindjeve. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta takon përzemërsisht kryetarin e Partisë Demokratike, z Lulzim Basha në ambientet e Kishës Ortodokse ku janë takuar dhe me Kryepeshkopin Janullatos.
Ja dhe fotoja ku të dy politikanët, pavarësisht kaheve dhe ngjyrave politike shtrëngojnë duart duke e shoqëruar takimin dhe me një buzëqeshje. Nuk mund që ky moment të mos fokusohej dhe të komentohej apo jo. Takime të tilla mes kundërshtarëve politikë, rrallë na bie të shohim.