Home Aktualitet Julian Sinanaj: Vrasjen e Çelës e bëra i dehur

Julian Sinanaj: Vrasjen e Çelës e bëra i dehur

2485
0

vrasesi_jualian_sinaniTeksa Julian Sinanaj ka hyrë në shumë porosi për vrasje me pagesë, ai befasohet kur në një takim me biznesmenin Tanush Mëhillaj, i kërkohet t’i vihet tritol ose të frikësohet me armë krybashkiaku i Orikumit.

Kjo për shkak se ai i kishte nxjerrë probleme me një leje ndërtimi. Veç këtij takimi, Erjon Mëhillaj ka dashur që të vrasë djalin e xhaxhait të tij Genis Mëhillaj, dhe këtë ia ka kërkuar si nder Julian Sinanajt.

Në rrëfimin e tij Sinanaj ka treguar se Mëhillajt dhe një person me emrin Tani kanë vrarë në ‘97 me gurë dhe më pas me armë një 18-vjeçar me origjinë çame. Sot vjen i plotë rrëfimi i vrasësit me pagesë ku tregon planin për ezkekutimin e Julian Metushit, Agron Çelën, takimin në Ilir Karçinin dhe c4 për Besnik Devishin.

Vrasja e çamit
Gjatë bisedave me Erjonin ai më tregoi se në vitin 1997, së bashku me Tanin, kushëririn e Genisit, kishin marrë një shokun e tyre, me origjinë çame dhe e kishin vrarë në një vend të fshehur. Për këtë ngjarje di se ka dijeni dhe Ndriçim Gjokona, sepse në një bisedë që kam bërë me të, prej tij kam mësuar se ai kishte dijeni për këtë vrasje të kryer nga Erjon Mëhillaj me Tanin, kushëririn e parë të Gentjan Mëhillajt. Për personin që është vrarë nga Erjoni kam mësuar se ai e kishte marrë fillimisht me makinë e tij, dhe më pas e kishte pyetur për lidhjet që ai kishte me çamët, kundërshtarët e Gentjan Mëhillajt.

Erjoni pasi e ka marrë në pyetje personin që ishte moshatar i tij, duke e torturuar e ka goditur atë me një gur në kokë, disa herë, ndërsa Tani e ka qëlluar me pistoletë në gjoks dhe në kokë. Këtë vrasje ma tregoi Erjoni, pasi ishte shtyrë nga Gentjan Mëhillaj, i cili e kishte përdorur atë në një kohë kur ai ishte në një moshë më të vogël. Personi i vrarë ka qënë në një moshë të vogël 18-19 vjeç dhe që shoqërohej edhe me Tanin. Gjithashtu di se çamët lidhjen e këtij personi të vrarë, ishin kundërshtarë të Edisonit dhe Genisit dhe gjatë vitit 1997 kishin vrarë dajën ose xhajën e Edisonit. Këto biseda Erjon Mëhillaj mi ka bërë tek shtëpia e vet, në momentin kur unë i kam refuzuar ofertën për ekzekutimin e dy biznesmenëve, ndërtues në Vlorë. Këto dy vrasje i ka kërkuar biznesmeni Tani me të vëllain.

Kërkesa për Genis Mëhillaj
Në këtë bisedë unë iu drejtova Erjonit, duke i kërkuar se si është e mundur që t’i më kërkon që unë të bëj vrasje për persona të tjerë duke më bërë të njohur tek ata. Në këto çaste Erjoni u vu përpara përgjegjësisë dhe filloi të më tregonte se Tanin e kishte shok dhe me të e lidhnin gjëra të tjera, siç ishte problem i vrasjes së djalit çam që më tregoi. Ndërsa për Genis Mëhillaj më tregonte se ai e kishte përdorur Erjonin dhe për këtë gjë ai e kishte inat, kishte krijuar urrejtje ndaj tij dhe në atë kohë ma kishte kërkuar që unë ta vrisja për llogari të tij.

Për kryebashkiakun e Orikumit
Gjatë qëndrimit tek restoranti me Tanush Mëhillin, biznesmen ndërtimi dhe kushëri i Erjonit dhe Gentjanit, prej tyre dëgjova se Tanushi kishte prombleme me biznesmenë të tjerë, të cilëve ju kishte dhënë beton dhe ata ende nuk kishin paguar. Gjatë bisedës prej Tanushit mësova se ai kishte dijeni për vrasjen e Sokol Veizit dhe se ishte informuar se atë e kisha bërë unë, për llogari të tyre. Në bisedë ai u shpreh se Veizi e kishte mbushur kupën. Gjatë bisedës në lokal ata shpeshherë përmendnin emrin tim duke preferuar të më joshnin me qëllim për të përbushur detyrat dhe interesat e tyre.

Në bisedë e sipër u diskutua se ata kishin problem për punët e lejeve të ndërtimit, me një person nga Orikumi që ishte i përfshirë në politikë dhe që ishte i zgjedhur Kryetar Bashkie ose i Komunës Orikum. Për këtë person më kërkuan që unë t’i bëja nëpërmjet ndonjë shpërthimi ose të qëlloja me armë në ajër për presion psikologjik. Për këtë person prej tyre mësova se kishte problem Tanush Mëhillaj, pasi kishte një ngërç me të, punë lejesh ndërtimi. Këto biseda janë bërë tek restoranti i Tanush Mëhillajt, që ndodhet përballë spitalit “Hygea”.

Plani për Julian Metushin
Gjatë kohës që unë jetoja në Tiranë, një ditë më ka telefonuar Erjon Mëhillaj, ku kujtoj se ka qenë fundjavë, ditë e shtunë ose e djelë. M’u kërkua që unë të shkoja në Vlorë dhe më se donte të më sqaronte për diçka kur të mbërrija. Kur mbërrita Erjoni më tregoi se kishte një punë për një person që banonte në Vlorë. Për këtë vrasje ai më kërkoi se e kërkonte Marion Mitro së bashku me Ardin ose Andi. Për personin që ka dashur ta vrasë quhej Julian Metushi dhe se ai ishte problematik në qytetin e Vlorës. Për Julianin më tregoi se ai kishte qëlluar me pistolet një shokun e tij nga pas shpine, gjatë kohës që së bashku me të kishin shkuar për të bërë qitje nga Pylli i Sodës. Për këtë personin e plagosur kam mësuar se ai vazhdon të jetojë dhe se ka probleme me ecjen pasi çalon.

Këtë person ma ka treguar fizikisht në një rast Erjoni. Gjithashtu me tregoi se Metushi ishte personi që kishte marrë peng djalin ose nipin e Sulo Shehut. Për të më tregoi se ai ishte shumë problematik dhe se kohët e fundit kishte një problem me pronësinë, të një sipërfaqeje toke afër hipotekës së Vlorës. Personat me të cilët ai kishte probleme me tokën, ishin kushërinj të parë ose të dytë të Eduart Leskës, që ishte njëkohësisht shoku i Julianit.Për vrasjen që më kërkuan të bëja, ata kishin përgatitur kohën dhe vendin, që sipas tyre ishte përpara hipotekës.

Kjo për të krijuar idenë se vrasja kishte si motiv pronat. Në këto momente unë kundërshtova, duke i thënë Erjonit se vrasjen do e bëja nga pallati përballë, dhe se do e qëlloja me pushkën time karabinë që e kishte modifikuar me silenciator. Kam shkuar tek pallati dhe ka studjuar vendin, mu duk tepër i përshtatshëm për të kryer këtë vrasje dhe ishte në favorin tim për t’u larguar dhe pa rrezikuar. Ndërsa Erjoni vijonte të këmbëngulte se vrasja duhet të kryhej nga afër, por për këtë nuk kam pranuar unë pasi kisha frikën e ndonjë kurthi që mund të më ngrinin. Sipërfaqja e tokës, ishte rrethuar dhe se po pastrohej nga mbeturinat, ndërkohë që palët ishin të përfshira në konflikt dhe se i kishin hapur gjyq njëra-tjetrës.

Pagesa për këtë vrasje do të ishte me një dyqan me sipërfaqe prej 52 metra katrorë dhe që vlera e saj shkonte në 1200 deri në 1500 euro metra katror. Ky dyqan i përkiste pjesës së Marion Mitros. Për Julianin, Genisi dhe Erjoni në kafe me tregonin duke më thënë për të: ”Kur u bë edhe ai që shoqëria ime e mbante nga mbrapa, dhe kur ishte i vogël e thërisnin kurva i vogël”. Ata më treguan se Julian Metushi lëvizte me një makinë Benz me targa BH119. Për këtë vrasje tregonin interes vetëm Genua, Erjon Mëhillaj, Marion Mitro dhe Ardi, shoku i Marionit, ku ky i fundit ishin ortakë në ndërtimin e pallateve dhe bizneset e tyre. Në takimet me Marjonin unë jam prezantuar me emrin e rremë “Beni”. Në një takim Mitro më tha: ”Kur të bien ndonjërë njerëzit në qafë nuk durohen.

Të shtyjnë të marrësh ndonjë shars “automatik” dhe ti q… rrobt, ti vrasës në mes të rrugës”. Gjatë këtij takimi Erjon Mëhillaj ju shpreh Marionit me fjalët: ”Kur të vijë personi që ta hedhi dyqanin në emrin e tij”… më pas Marjoni ia ktheu “…Kur të dojë le të vijë, le ta hedhë dyqanin në emër të kujdo, rëndësi ka të kryhet puna….”. Kam njoftuar mamanë të vinte nga Greqia dhe të kalonim dyqanin në emrin e saj. Ajo ka erdhur dhe dyqani ka kaluar në emër të saj, ndërkohë Gentjan Mëhillajt i kam thënë që t’i nxjerrë hipotekën.

Unë i jam futur punës për të vrarë Julian Metushin, duke kërkuar motorin dhe një shtëpi me qëra. Për vendodhjen e tyre ka pasur dijeni vetëm e fejuara ime Denada Çuni. Teksa studjoja terrenin dhe ndiqja nga afër me motor lëvizjen e Julian Metushit, më janë vjedhur tre motorë, për të cilët unë dyshoja shumë se në këto vjedhje ishte i përfshirë Erjon Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona. Pas kësaj kam filluar të dyshoj se Erjon Mëhillaj po bashkëpunonte me Metushin për të më bërë ndonjë atentat,pasi kur vetë unë i kisha pohuar se vrasjen do e bëj nga afër, Erjoni u gëzua shumë. Vrasjen e Metushit nuk kam arritur ta kryej për shkak të vjedhjes së tre motorave dhe frikës për një kurth të ngritur nga Mëhillajt dhe Mitro.

Sinanaj, Karçinit: E pyete b…, mirë për atë që kërkon

Rrahja më shpulla e Mëhillajt
Teksa mu vodhën 3 motorët, kam filluar të mbaj afër Ndriçim Gjokonën të cilit i jepja ndonjë lekë. Pranë meje rrinte dhe Landi një person që kishte servisin tek rruga Transballkanike dhe më pas u afrua dhe Eduart Leksaj, më të cilin luaja shah poshtë pallatit të tij. Një ditë i kam kërkuar takim Erjon Mëhillajt në pranë të këtyre personave dhe vllait të tij Klajdit, që ishte kthyer nga Italia.

Gjatë takimit unë i kërkova Erjonit që ai të mos merrej me vjedhjen e motorave të tij, dhe më pas ia shiste ose ja dhuronte haptasi Ndriçim Gjokonës. Në këto biseda në moment u ndjeva i fyer nga Erjoni, të cilin e kam rrahur me shpulla në kërcënimin e pistoletës, në prani të gjithë personave që ishin të pranishëm në tavolinë. Më pas Erjoni kërkoi ndjesë në prani të të gjithëve dhe më tha se marrëdhëniet midis nesh do të përmirësoheshin dhe se borxhi për vrasjen e Sokol Veizit do të shlyej shumë shpejt.

C4 për prefektin
Pasi s’kam arritur të vras Julian Metushin, Marion Mitro më ka kërkuar ndërtimin e një bombe me telekomadë, të cilën ja kam vlerësuar 20 mijë euro. Mitro herë pas herë më shkruante në “Draft” duke kërkuar që t’ia ktheja dyqanin për punën që s’i kisha mbaruar. Ndërkohë unë i kërkoja dokumentat e tapisë. Minën me tritol ja kam përgatitur Mitros në një mënyrë që ajo të mos shpërthente megjithëse, asaj i kisha vënë dy kapsollë elektrikë. Këtë gjë e kam bërë duke pikuar më avi, duke nxjerrë dy fije. Minën ja kam dhënë në 5 të mëngjesit Marjon Mitros tek “Zogu i Zi” Tiranë duke ja shpjeguar dhe se si të aktivizonte. Pas dy javësh këtë bombë me dy kapsoll dhe telefonin “Samsug” e kam parë tek lajmet në televizur që ishte kapur nga prokuroria tek makina e Prefektit Dervishi.

Vrasjen e Çelës e bëra i dehur
Pasi patëm sherrin me Erjon Mëhillaj, jo shumë larg pas kësaj ky i fundit më merr në telefon dhe më kërkon takim. Ai më tha se këtu e mbrapa do të bënin një punë të dy së bashku, duke më lënë përshtypjen që ai të më krijonte besimin. Fillimisht nuk më tregoi se kush ishte porositësi i kësaj vrasjeje, por Erjoni më tregoi se për këtë unë do merrja një shpërblim shumë të madh, dhe se ai nuk donte asnjë gjë në këtë vrasje. Vetëm që kërkonte që ajo të realizohej. Sipas tij bëhej fjalë për vrasjen e një biznesmeni por emrin nuk ma tha.

Të nesërmen kam dalë nga shtëpia dhe kam takuar Edi Leskaj dhe Gjokonën, kemi pirë kafe dhe unë i kam pohuar pakënaqësitë e mia për Erjonin, me qëllim që ata të mos e vinin re që unë mbaja kontakte me të, dhe që mos kuptonin që unë kisha marë përsipër të kryeja dy vrasje. Për porosinë që kisha marrë për vrasjen e Çelës, Erjoni më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar që unë t’i shkoja në shtëpi. Aty më ka pohuar se lekët ishin gati dhe më ka dhënë 35 mijë euro, të cilat të gjitha ishin prerje 50 euroshe.

Më ka kërkuar që unë të përgatitesha pasi të dy do të kryenim vrasjen. Ditën kur kam vrarë Agron Çelën kemi qënë në shtëpinë e Erjonit duke darkuar dhe pirë. Erjoni, fliste me dikë në telefon mendoj me Sokol Kekën. Këto komunikime kanë vijuar gjatë në mbrëmje, derisa Erjoni më tha eja se do shkojmë të vrasim Çelën. Atë mbrëmje kam qënë plotësisht i dehur dhe se nuk më kujtohen shumë gjëra. Atë mbrëmje Erjoni mbante kontakte të vazhdueshme me një person tjetër, i cili ishte ngarkuar për survejimin e lëvizjeve të Çelës.

Unë me vete kisha pistoletën time TT dhe një pistoletë Bereta ma ka dhënë, Erjoni. Ky i fundit më ka lënë afër vendit të ngjarjes, duke më kërkuar që ta prisja aty. Unë s’kujtoj me saktësi se ku kam qëndruar, por kam qëlluar në drejtim të Çelës me pistoletën që më dha Mëhillaj. Armën ia kam dhënë sërisht Erjonit. Nuk di se si ka ndodhur pasi kam qenë plotësisht i dehur. Pas vrasjes kam shkuar sërisht tek vendi ku priste Erjoni në makinë dhe jemi larguar.

Të nesërmen kam mësuar se personi që kisha vrarë ishte biznesmeni Agron Çela. Ditën e varrimit kam marrë Ndriçim Gjokonën dhe kam kaluar nga pallati ku kisha bërë vrasjen, për të mësuar nëse Ndriçimi Gjokona, ishte në dijeni të saj, se atë e kisha kryer unë. Në momentin që kam kaluar në afërsi të vendit të ngjarjes kuptova se ai kishte dijeni për vrasjen që unë kisha kryer, pasi dhe gruan bashke më të birin e kishte dërguar në Itali tek njerëzit e saj. Në lidhje me personin që kam vrarë dua të sqaroj se kjo vrasje është kryer sepse viktima ishte i ngatëruar me problem trafiku, droge në Itali dhe për vrasjen e tij ishte interesuar lidhjet e Erjon Mëhillajt, që mendoj se ishte kunati i tij Sokol Keka me grupin e tij.

Kontakti i parë me Ilir Karçinin
Gjatë këtyre kohëve nga ana e Gentjan Mëhillajt, mu kërkua që unë të bëja një punë tjetër për të në Tiranë në drejtim të një biznesmeni. Ky biznesmeni quhej Ilir dhe se më pohoi se ai ishte shoku i ngushtë i një kushëriri të tij polic në Shkodër. Më tregoi se po të mbaroja punë me të, do të kishim shumë përfitime dhe se do na krijonte mbrojtje, pasi kishte lidhje të forta në prokurori dhe gjykata. Më tha se po ta bëj si nder këtë punë pasi i kisha treguar pikësynimet që Erjoni kishte ndaj tij, për ta vrarë një ditë të bukur. Më tha se po të kryeja porosinë e biznesmenit Ilir, ne si shoqëri do kishin përfitime të mëdha, aq më tepër për çdo hall apo nevojë do kishim një derë ku do të trokisnim.

Kam vendosur të udhëtoj me Gentjanin në Tiranë, ku gjatë rrugës ai më pyeti se sa kërkoja për një vrasje, unë ia ktheva se varet nga personi që do vrisja. Kemi ardhur në Tiranë dhe hymë tek “Komuna e Parisit”, ku sa kaluam universitetin e “Nju Jorku”, jemi kthyer majtas dhe u ulëm në një kafe. Kemi qëndruar rreth 15 minuta dhe më pas aty, ka hyrë një burrë. Gentjani më tha se ky është biznesmeni Ilir Karçini, këtu kuptova se ata ishin takuar më parë. Karçini në fillim mu duk i tensionuar dhe stresuar më pas filloi të fliste hapur për temën që në kishte ftuar. Nga ana ime e kam pyet Ilirin: ”…a e ke pyet bythën mirë për atë që kërkon, kur ai ma ktheu: ”…Sigurisht që e kam pyetur veten për atë që kërkoj…”.

Më pas i kam thënë se dua 50 mijë euro, ndërkohë i kam kërkuar nëse biznesmeni që donte të vriste kishte shofer dhe nëse po, mbante armë ose jo. Ai më pohoi se nuk e dinte këtë gjë. Ndërkohë e pyeta nëse kishte të bënte me Hasanbellinjtë e Durrësit, më tha se nuk kishte lidhje me këtë familje, duke më shtuar se në Durrës s’e do askush, për më tepër s’e onepsin dot gjithë biznesmenët. Teksa po ktheheshim në Vlorë, Genua po më tregonte se rasti ia vlente, pasi Karçini ishte me lidhje shoqërore të fuqishme. I kam thënë se për ndihmën që po më jepte do i jepja edhe atij 5 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here