Home Aktualitet Kamez, perseri shperthim ekzplozivi ne banesen e Ivzi Canit

Kamez, perseri shperthim ekzplozivi ne banesen e Ivzi Canit

646
0

policiNjë shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Brënda tre javëve banesa e shtetasit Ivzi Cani e ndodhur përballë bashkisë dhe komisariatit të policisë së Kamzës, është sulmuar për të dytën herë me lëndë eksplozive. Ashtu si edhe para tre javësh, më 22 tetor, godina 2-katëshe pësoi dëme materiale, por ende pa një autor, edhe mbrëmjen e sotme nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Lënda eksplozive e shpërthyer me telekomandë ishte vendosur në derën e banesës, ndërsa si pasojë e shpërthimit dëme materiale kanë pësuar edhe zyrat e një banke të nivelit të dytë.

Shkak i vendosjes së 300 gramë tritol dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive pronësie. Forcat e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here