Home Aktualitet Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në peshengritje

Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në peshengritje

1070
0

daniel-godelliDaniel Godelli shkëlqen në Almati të Kazakistanit. 22-vjeçari nga Peqini ka fituar 2 medalje ari dhe një argjendi. Danieli provoi edhe rekordin botëror, por nuk ia doli dot mbanë.

Daniel Godelli shpallet kampion i Botës në stilin e shkëputjes në Peshëngritje, nënkampion i Botës në shtytje dhe kampion i Botës në dygarësh.

godelli-daniel

Fillimisht, ai ka ngritur 171 kg në shtyrje dhe ka marrë medalje ari. Peshëngritësi shqiptar ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti, falë peshës trupore më të madhe.

10409190_948254321869791_1087076780122787202_n

Para tij ka provuar Erkand Qerimaj. Në stilin e shtytjes, Qerimaj gaboi të treja provat, duke mos arritur dot të kualifikohet në dygarësh, pavarësisht se në të tria provat erdhi duke ndryshuar provat. Peshëngritësi nga Elbasani ka ngritur shtangën 198 kg në shtytje, duke u shpallur nënkampion në këtë stil.

Ai ngriti 369 kg në të dy garat dhe kësisoji është edhe kampion bote në dygarësh. Pra, Daniel Godelli u rendit i pari në shkëputje, i dyti në shtytje dhe i pari në total në Botërorin e Peshëngritjes, që zhvillohet në Kazakistan.

Rama:Uh cfarë gëzimi, e urova Godellin
Entuziazmit për këtë fitore të shqiptarit nuk i ka “shpëtuar” edhe kryeministri Rama i cili në një postim në rrjetet sociale ka shprehur gëzimin e tij për cmimin e kampionit që shqiptari Daniel Godelli mori në Kazakistan. Rama thotë se e ka uruar personalisht 22-vjeçarin.

“Uh çfarë gëzimi Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje! Do të tentojë pas pak rekordin botëror! Sapo e urova, fantastike!”, shkruan krueministri Rama në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër ministrja e Sporteve, Lindita Nikolla, ka shkruar në Facebook: “Lajme të mira nga Kazakistani! Daniel Godelli me medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes.”

Nishani telefonon Godellin pas triumfit
Presidenti Bujar Nishani ka përgëzuar Daniel Godellin për triumfin në botëror. Kreu i shtetit shqiptar ka bërë një bisedë telefonike me Godellin dhe drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Nishani uroi peshëngritësin 22-vjeçar për suksesin e arritur.

Basha përgëzon peshëngritësin Godelli për suksesin në Botërorin e Kazakistanit
Kryetari i Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka uruar Daniel Godellin për dy medaljet e arta të fituara në Kazakistan gjatë botërorit të peshëngritjes që po zhvillohet në Almati te Kazakistanit.Në një postim në Facebook, Basha thekson se janë sërish sportistët e sport klub Tiranës ata që nderojnë Shqipërinë. “Faleminderit Daniel Godelli, kampioni më i ri i botës në peshëngritje. Mbështetja për ju, thekson Basha, është detyrimi ynë. Urime dhe Erkand Qerimajt për rezultatin e arritur. Urime dhe suksese sportistëve tanë që na bëjnë krenarë. Përpara Shqipe!”, mbyll statusin në FB, Kreu i Partisë Demokratike dhe njëherazi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Daniel Godelli fitojë sot dy vende të parë në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit. 22-vjeçari nga Peqini u shpall kampion i botës në stilin e shkëputjes në peshëngritje, nënkampion i botës në shtytje dhe kampion i botës në dygarësh. Fillimisht, ai arriti të ngrejë 171 kg në shtytje dhe ka marrë medalje ari. Peshëngritësi shqiptarë ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti, falë peshës trupore më të madhe.Ndërsa sportisti tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, e mbylli garën në shkëputje në vendin e pestë me 158 kg /ATSH/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here