Mediat amerikane shkruajnë se Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, janë gjithnjë e më afër shkurorëzimit. Mësohet se ata kanë pasur një sherr gjatë pushimeve të Michelle në Kinë. Burimet thonë se Barack është nervozuar keq kur Michelle ka refuzuar të ndërpresë pushimet edhe pse këshilltarët në Shtëpinë e Bardhë i kishin tërhequr vërejtjen çiftit për shpenzimet e tepërta gjatë udhëtimit. Ata kanë harxhuar 150 milionë dollarë të taksapaguesve për pushime.
“Ishte një diskutim i ashpër, ndoshta më i keqi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë”, tha një burim nga Washington D.C për tabloidin amerikan “National Enquirer”. “Ata të dy, më shumë bërtisnin sesa flisnin si njerëz me njëri-tjetrin. Presidenti ka qenë i frustruar kur një këshilltar i tij i ka thënë se ata kanë shtuar shpenzimet për pushimet e tyre duke arritur në vlerën e 150 milionë dollarëve.
Barack i kërkoi Michelle ta shtyjë këtë udhëtim, por ajo refuzoi. Ajo bërtiti se ai është me ‘fat’ që ajo nuk e la pas ‘selfie’ të turpshme që kishte bërë në Afrikë”. Megjithatë Michelle shkoi në Pekin me nënën e saj, Maria Robinson dhe vajzat Malia dhe Sacha, duke qëndruar shtatë ditë si kishte planifikuar. Raportohet se çeku i është dhënë suitës presidenciale dhe Michelle është vendosur në hotelin “Beijing Westin”, duke paguar 8350 dollarë për një natë. Suita e tyre ishte 3400 metra katrorë dhe ka përfshirë shërbime 24 orë pa ndërprerë.