Home Aktualitet Elbasan, burre e grua humbin jeten nga zjarri ne banese

Elbasan, burre e grua humbin jeten nga zjarri ne banese

524
0

elbasan-zjarrNjë cift bashkëshortësh në Elbasan ka humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Dhimitër dhe Fanie Sinani, përkatësisht 56 dhe 53 vjec janë nxjerrë të karbonizuar nga kati i dytë e banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mlizë dhe sipas policisë së Elbasanit shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Trupat e pajetë të ciftit të karbonizuar si pasojë e zjarrit janë gjetur nga banorët e fshatit, të cilët tregojnë edhe se si ndodhi ngjarja.

Bashkë me çiftin jetonte edhe djali i tyre, i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë. Sipas banorëve kur ka mësuar lajmin tragjik, ai ka pësuar gjendje shoku, e për pasojë po merr mjekim në spitaklin rajonal të Elbasanit. Forcat e zjarrëfikseve mbërritën në vendin e ngjarjes, por ndërhyrja e tyre ka bërë të mundur vetëm neutralizimin e flakëve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën. –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here