Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Currilave në Durrës, ndërsa shtetasi Edmond Stoj, mësohet se ka marrë plagë të rëndë në këmbë. Ai është shoqëruar për në spital, ku bluzat e bardha po kujdesen për shëndetin e tij.
Policia nuk ka ende një piste për krimin, por dyshohet se ai ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve, qe ka përfunduar ne përleshje me armë. Ndërkohë, ka nisur puna për sqarimin e ngjarjes dhe gjetjen e autorit.