Home Aktualitet Aksident ne Mullet, vdes vajza e ish-ambasadorit Kola, udhëtonte me Çim Pekën

Aksident ne Mullet, vdes vajza e ish-ambasadorit Kola, udhëtonte me Çim Pekën

851
0

fleura-kolaFleura Kola, vajza e ish-ambasadorit të vendit tonë në Romë Llesh Kola humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje në një aksident të rëndë rrugor. Kola ndodhej në makinën e gazetarit Cim Peka të drejtuar prej tij, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, por nga bluzat e bardha mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.

Makina e gazetarit, tip Benz Class me targa AA 099 GB është kthyer përmbys si pasojë e goditjes së fuqishme që ka marrë një automjet tjetër. Përplasja fatale për vajzën e ish-ambasadorit ndodhi në afërsi të Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan.

Automjeti i dytë i përfshirë në aksident tip Audi me targa AA 566 HT drejtohej nga Edmond Pelushi, i cili ka mbetur i plagosur së bashku me një person të dytë që udhëtonte me të. Peka dhe Kola ktheheshin nga qyteti i Elbasanit, ndersa makina tjeter vinte nga Tirana.

Gazetari Peka u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka pësuar dëmtime të mëdha në gjymtyrë (këmbë), ndërsa Fleura Kola kishte mbetur e bllokuar brenda automjetit. Për nxjerrjen e trupit të saj nga makina e gazetarit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, ndërsa 29-vjecarja mbërriti e pajetë në spital. Fleura Kola mori dëmtime të forta në kokë të cilave nuk mundi t’i mbijetonte. Ajo ishte ulur në në sediljen e parë të makinës.

Blute e kryeqytetit nisen hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ora 21:00 Gjendja shendetesore e Pekes, Basha ne Spitalin e Traumes
Për të pare nga afër gjendjen e gazetarit në Spitalin e Traumës mbërritën një sërë përfaqësuesish të Partisë Demokratike, si lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Kujtojmë këtu se Peka është vëllai i ish-zevendesministrit të djathtë Avenir Peka.

Ora 20:42 Peka i nenshtrohet nje nderhyrjeje ne Spitalin e Traumes
Burime nga Spitali i Traumes bejne thane per Shqiptarja.com se gazetari Cim Peka eshte futur ne sallen e operacionit pasi po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale pas demtimeve ne kembe.

Ora 20:50 Viktima Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit ne Rome
Vajza e vdekur ne aksidentin e Cim Pekes sipas burimeve te policise rrugore eshte Fleura Kola 29 vjec ish punonjese e Ministrise se Drejtesise. Fleura Kola eshte vajza e ambasadorit shqiptar ne Rome, Llesh Kola.

Ora 20:30 Policia: Nuk e kemi identifikuar ende viktimen
Burime nga policia konfirmojne nje viktime nga aksidenti por thone se ende nuk eshte zbuluar identiteti i saj. Sipas burimeve te spitalit viktima ka pesuar demtime te renda ne koke pasi ajo ka qene ne vendin e pare te makines ne krah te Pekës. 

Ora 20:21 Mberrin e vdekur ne spital vajza qe udhetonte me Peken
Burime nga Spitali i Traumës kane bere me dije se ka mberritur e pajete ne spital vajza qe udhetonte bashke me Cim Peken. Dyshime për personat që shoqëronin Pekën në automjet

Ora 20:16 Peka mbërrin në Spitalin e Traumës
Cim Peka ka mbërritur i vetëm në Spitalin  e Traumës ndërsa pjesa tjetër e të aksidentuarve nuk janë transportuar ende në spital.

Ora 20:02 Dyshime për personat që shoqëronin Pekën në automjet
Lajme kontradiktore vijnë nga burime të policisë përsa i përket personave me të cilët po udhëtonte gazetari Cim Peka. Fillimisht burime nga policia thane se ai udhetonte me gruan dhe vajzën ndërkohë që në një informacion tjetër thuhet se ai shoqërohej nga një vajzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here