Home Aktualitet Meta i kthehet shefit të Emergjencave: Harro kollaren dhe zgjidhi problemin

Meta i kthehet shefit të Emergjencave: Harro kollaren dhe zgjidhi problemin

523
0

meta-debati-cukoGjatë takimit të sotëm në fshatin Ferras për të parë nga afër zëvendësimin e paisjeve të dëntuara të qytetarëve, Meta ka “kritikuar” shefin e emergjencave të Fierit Arben Cuko se nuk po u zgjidh problemet qytetarëve të përmbytur.

Teksa një banor i Ferrasit është ankuar se gjatë zëvendësimit të orendive shtëpiake të përmbytura në banesën e tij mungonin dy dyshekë, Meta i ka premtuar atij se do ti zgjidhë problemin dhe për këtë ka ngarkuar Cukon.

Ndërkohë që ai i ka thënë banorit se në rast se shefi i emergjencave nuk do të gjejë një zgjidhje për këtë çështje ai duhet të telefonojë Metën personalisht. Po ashtu për ta bërë sa më konkret “urdhërin”, Meta i ka thënë Cukos që të heqë kollaren dhe të zgjidhë sa më parë problemin.

Banori: Në shtëpinë time mungojnë dy dyshekë
Ilir Meta: Merrja emrin dhe zgjidhja problemin
Shefi i emergjencave në Fier, Arben Çuko: Po ja kemi zgjedhur, i kemi shpërndarë çadra gjëra.
Ilir Meta: Po le ça keni shpërndarë, ka një problem konkret o zotri…nuk ka dyshekë, të iki tja marr unë dy dyshek tani?
Ilir Meta: Po nuk t’i solli zotëria, merr numrin tim të telefonit, më merr mua, do t’i sjell unë.
Ilir Meta-Arben Çukos: Ti e more vesh, harro kollaren edhe zgjidhe këtë problem, dakord?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here