Home Politike Miratohet ligji për regjistrimin, gjobë deklaruesve të rremë

Miratohet ligji për regjistrimin, gjobë deklaruesve të rremë

643
0

Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro dhe dy abstenim ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Abstenimet i përkisnin deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët kishin paraqitur tre amendamente, prej të cilëve dy u miratuan dhe i treti u rrëzua.

Amendamentet e miratuara të PDIU-së patën rëndësi për shkak se, pavarësisht detyrimit për t’iu përgjigjur kombësisë, INSTAT është i detyruar që t’i verifikojë të dhënat dhe në rast se ato nuk përputhen me të dhënat në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, do ta gjobisë personin deklarues të rremë me 100 000 lekë të reja. Amendamenti i tretë, i cili kërkonte të ndalonte censusin mbi baza fetare nuk u miratua nga kuvendi.

Gjithashtu Kuvendi miratoi sot në parim dhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2011, ndryshime të cilat u miratuan me 73 vota pro. Këto ndryshime nënkuptojnë shkurtimin e buxhetit me 18.3 miliardë lekë, duke ndikuar në ndihmat sociale, në kompensimin e pronave, uljen e administratës etj. Seancën e ardhshme ndryshimet në buxhet do të shqyrtohen nen për nen.

Dy komisionet hetimore “Tivari” dhe “Topalli” kanë zgjatur harkun kohor të veprimtarisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here